Kylie Jenner ka marrë vëmendjen me një seri fotografish të reja të publikuara në Instagram, ku shfaqet me një stil të guximshëm.

Ylli i “Kardashian” është parë duke kombinuar sytjenat sateni ngjyrë blu me detaje dantelle të zeza, një xhaketë të zezë me prerje klasike dhe një fund të gjatë me print houndstooth, duke sjellë një miks të fuqishëm mes sensualitetit dhe elegancës.


Në paraqitjen e saj, Kylie ka zgjedhur një dukje që thekson linjat trupore, duke lënë barkun e zbuluar dhe duke e plotësuar me një fund me motive klasike bardh e zi.

Kylie Jenner/Instagram

Ajo e ka kombinuar pamjen me sandale të larta platformë dhe një çantë të zezë elegante. Syzet optike i shtojnë një prekje “serioze” dhe chic këtij imazhi ndryshe, duke krijuar kontrast mes sensualitetit dhe sofistikimit.

Fotografitë janë realizuar si në një ambient luksoz brenda shtëpisë apo hotelit, ashtu edhe gjatë një darke romantike me qirinj në një restorant.

Kylie Jenner/Instagram

Drita e qirinjve dhe detajet e ambienteve elegante e bëjnë paraqitjen akoma më dramatike dhe tërheqëse.

Pas publikimit të fotografive, komentet dhe pëlqimet kanë shpërthyer në Instagram. Fansat kanë vlerësuar guximin e Kylie-t për të kombinuar një stil intim me elemente formale, duke e kthyer atë në një ikonë të modës edhe një herë.

Me këtë paraqitje, Kylie Jenner konfirmon edhe një herë statusin e saj si një nga figurat më me ndikim në botën e stilit dhe trendeve. /Telegrafi/

Kylie Jenner/Instagram

Kylie Jenner/Instagram

Kylie Jenner/Instagram

Kylie Jenner/Instagram