Kylie Jenner ua shfaqi fansave një dukje nga koleksioni i saj i radhës të “Khy” teksa doli me stil të veçantë të mërkurën.

Ylli i televizionit 26 vjeçe, u pa duke dalë në një kostum të bardhë shumë seksi nga linja e saj e modës e sapolançuar.


Kostumi është pjesë e koleksionit të saj “drop 002” dhe nuk do të jetë i disponueshëm për t'u blerë deri më 15 nëntor, por fansat panë një vështrim të parë në jetën reale të veshjes kur modelja doli në Calabasas, shkruan DailyMail.

11 3

Për ata që kërkojnë një pamje të këndshme, ky kostum i ngjitur duket sikur do t'i përshtatet fatit.

Pavarësisht se ajo ishte e mbuluar nga koka te këmbët, veshja ende shfaqte çdo pjesë të fizikut mahnitës të Kyliet.

22 1

Ajo e kombinoi dukjen ikonike me taka të bardha me rripa dhe një tjetër pjesë nga dalja e saj e ardhshme, një xhaketë e bardhë e trashë.

Ajo i lëshoi flokët e saj të errëta në valët e tyre të zakonshme pa i rregulluar, ndërsa grimin e kishte të thjeshtë e të zakonshëm, të rregulluar në mënyrë perfekte.

33

Qerpikët e saj ishin më të theksuar me ndihmën e kozmetikës, ndërsa mollëzat i kishte të ndezura me pak shkëlqim.

Praktikisht e veshur me 'Khy' nga koka te këmbët, Kylie dukej sikur do të merrte pjesë në një xhirim mode. /Telegrafi/

11 4

44 3

55 1

66 2

77 1

88

99