Kylie Jenner i bën një dedikim të fshehtë Timothee Chalamet në fotografitë me bikini

Kylie Jenner ka ndezur rrjetet sociale me disa fotografi provokuese në bikini, ku fansat vunë re një detaj domethënës: një kapele e ekipit Knicks, sporti i preferuar i partnerit të saj, Timothee Chalamet.
27-vjeçarja tregoi linjat në një set fotografish nga një ditë me diell në varkë, ku veshi një bikini të zezë, një fustan të shkurtë elegant dhe aksesorë të rafinuar.
Duke mbajtur një kapele të New York Knicks – skuadra e preferuar e Timothee – Kylie duket se i ka bërë një dedikim të ëmbël të dashurit të saj, shkruan DailyMail.
Timothee, 29 vjeç, është një fans i zjarrtë i Knicks dhe është parë shpesh me veshje të ekipit gjatë ndeshjeve.
Çifti u fotografua së fundmi duke ndarë momente të afërta në një ndeshje Lakers në Los Angeles, ku ndanë edhe një puthje romantike.
Kylie u shfaq gjithashtu në Miami për të mbështetur mikeshën e saj Hailey Bieber në një event të markës së saj, Rhode.
Dyshja u fotografuan bashkë në një Porsche kabriolet, ndërsa Hailey postoi një selfie të tyre me mbishkrimin: “Nga 15 vjeçe në të njëzetat me foshnje dhe më tej".
Romanca e Kylie dhe Timothee, e nisur në prill 2023, duket se po bëhet gjithnjë e më publike dhe më e fortë. /Telegrafi/

















































