LAJMI I FUNDIT:

Ky tifoz i madh i veturave Mazda ka disa të tilla në oborrin e tij – por ka diçka që nuk shkon!

Ky tifoz i madh i veturave Mazda ka disa të tilla në oborrin e tij – por ka diçka që nuk shkon!

Mazda ka shumë tifozë në të gjithë botën, por pronari i kësaj shtëpie duhet të jetë një fanatik i tyre duke gjykuar nga sasia e koleksionit të tij me Mazda RX të gjendura jashtë oborrit të tij.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në videon e shkurtër të ngarkuar në Reddit nga BigBang_Cam, mund të shohim disa RX-7 dhe RX-8 që presin “me durim” të riparohen.

Dhe aty – pamje që thuhet se vijnë nga Qipro – janë numëruar të paktën shtatë shembuj të RX-8 dhe shtatë RX-7.

Këto të fundit janë kryesisht modele të gjeneratës së tretë por gjithashtu mund të shohim një brez të dytë në sfond.

Ndërkohë pjesa më e madhe e makinave shfaqin modifikime vizuale.

Por për fat të keq, ngjyra e jashtme e makinave është në një gjendje të keqe dhe duket sikur ato ishin të ekspozuar ndaj kushteve të motit të nxehtë dhe papastërtive për një kohë të gjatë.

Sidoqoftë, ne jemi të sigurt që ky inventar i madh i pjesëve mund të përdoret për të ndërtuar disa shembuj të shkëlqyeshëm të RX-7 dhe RX-8. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Pastrimi i akumulatorëve: Në cilat automjete (nuk) është i nevojshëm dhe si bëhet!

Pastrimi i akumulatorëve: Në cilat automjete (nuk) është i nevojshëm dhe si bëhet!

Auto
Lamborghini përditëson logon

Lamborghini përditëson logon

Auto
Brenda qytetit me më pak se gjysmë milioni banorë, aty ku për gjashtë muaj janë braktisur 14 mijë vetura

Brenda qytetit me më pak se gjysmë milioni banorë, aty ku për gjashtë muaj janë braktisur 14 mijë vetura

Auto
E fitoi Ford Mustangun për ditëlindje, nën ndikimin e alkoolit e shkatërroi veturën e re – pamje nga aksidenti në Çeki

E fitoi Ford Mustangun për ditëlindje, nën ndikimin e alkoolit e shkatërroi veturën e re – pamje nga aksidenti në Çeki

Auto
Tesla S Plaid arrin shpejtësinë prej 328 kilometra në orë në autostradën gjermane

Tesla S Plaid arrin shpejtësinë prej 328 kilometra në orë në autostradën gjermane

Auto

"A e dini pse ju ndaluam?"- si t'i përgjigjeni kësaj pyetjeje të policisë rrugore

Auto
Kalo në kategori