LAJMI I FUNDIT:

Ky LaFerrari mund të jete një makinë komplet elektrike (Video)

Ky LaFerrari mund të jete një makinë komplet elektrike (Video)

Kompania Ferrari nuk ka bërë të ditur se do të lasoje ndonjë makinë, që do të lëvizë në mënyrë komplete duke shfrytëzuar vetëm bateritë e mbushura me rrymë.

Mirëpo, njohësit e veturave, duke parë videon e postuar më poshtë kanë vërejtur diçka që hedhë poshtë këto publikime, transmeton Telegrafi.

Në bazë këtij LaFerrari që është krijuar për të konkurruar me Porsche 918 Spyder dhe McLaren P1, dëgjojmë se kemi një tingull shumë më ndryshe.

Madje, me një motor që pretendohet të jetë V12, kemi vetëm një zhurmë të mbytur e jo krismat e zakonshme.

Në bazë të kësaj, besohet se ky është një EV me shumë modifikime, që është në gjendje të jetë në nivel të rivalëve që ka në treg.

Në filmimin e postuar më poshtë, mund ta krahasoni se si tingëllon LaFerrari i gjelbër që besohet të jetë makinë elektrike, si dhe modeli i verdhë nga po e njëjta kompani. /Telegrafi/