Disa vetura janë ndërtuar për të performuar, të tjera për të provokuar.

Kjo i bën të dyja.


Krijuar përmes programit Tailor Made të Ferrarit , kjo 12Cilindri është e veçantë nga çdo tjetër.

E zhvilluar në bashkëpunim me katër artistë të Koresë së Jugut, është më e gjallë se çdo model tjetër dhe vjen me një interier që është po aq të shkëlqyer.

Ekipi i dizajnerëve që fshihen pas këtij 12Cilindri të veçantë filloi duke zhvilluar një ngjyrë të personalizuar për GT me motor V12, të quajtur Yoonseul.

Gjithashtu, nuk ka asnjë Ferrari tjetër me një interier si ky.

Sistemi i fuqisë është i njëjtë me çdo model tjetër 12Cilindri.

Kjo do të thotë se ai ruan motorin kryesor të Ferrarit, 6.5 litra V12 me aspiratë natyrale, me 818 kuaj fuqi duke e bërë atë një “bishë” absolute për t’u ngarë.

Megjithatë, ai nuk do të ndërtohet kurrë më. /Telegrafi/