LAJMI I FUNDIT:

“Ky është vetëm fillimi”, PSG vjen me një paralajmërim pas postimit të një videoje të Messit

“Ky është vetëm fillimi”, PSG vjen me një paralajmërim pas postimit të një videoje të Messit

Paris Saint-Germain si duket ka bërë një paralajmërim të ri pas postimit të një video nga prezantimi i transferimit të yllit argjentinas, Lionel Messi.

Messi u zyrtrizua të martën si lojtar i ri i PSG-së, ndersa të mërkurën u prezantua në objektet e klubit nga presidenti Nasser Al-Khelaifi.

Ylli argjentinas u bë transferimi i pestë i PSG-së këtë afat kalimtar pas Georginio Wijnaldum, Achraf Hakimi, Sergio Ramos dhe Gianluigi Donnarumma.


Paris Saint-Germain i uron ‘mirëseardhje’ Messit me disa fotografi fantastike
Lexo po ashtu Paris Saint-Germain i uron ‘mirëseardhje’ Messit me disa fotografi fantastike

Megjithatë, klubi parisien ka lënë të kupton se kjo nuk është e gjitha, pasi po vazhdon të jetë shumë aktiv në faqen zyrare.

“Diamanti ynë i ri. Ky është vetëm fillimi…”, shkruan në postimin e PSG-së, ku i është bashkangjitur edhe një video.

Video dhe postimi i PSG-së shihet si paralajmërim nga mediat ndërkombëtare, pasi klubi francez po tregon se nuk ka limite në transferime. /Telegrafi/

https://twitter.com/PSG_English/status/1425713665785831425