LAJMI I FUNDIT:

Ky është vendi më i rrezikshëm në botë. Dikur simbol i prosperitetit ekonomik, sot është një “qytet fantazmë”

Ky është vendi më i rrezikshëm në botë. Dikur simbol i prosperitetit ekonomik, sot është një “qytet fantazmë”

Australianët e fshinë këtë qytet nga hartat zyrtare, mbyllën rrugët që të çonin në të dhe hoqën të gjitha tabelat rrugore

Ndoshta qyteti më i rrezikshëm në botë ose “Çernobili i Australisë”, siç quhet nganjëherë, deri vonë kishte vetëm dy banorë të mbetur që vazhdonin të jetonin në qytet pavarësisht paralajmërimeve se edhe frymëmarrja në Wittenoom mund t’u kushtonte jetën.


Përse Wittenoom njihet edhe si “qyteti më i rrezikshëm në botë?”

Ata e bënë këtë për të mbrojtur njerëzit nga thithja e fibrave të imta të asbestit, të cilat shkaktojnë kancer dhe sëmundje të mushkërive.

Nga 20.000 banorët që jetonin dhe punonin në atë qytet ose në minierën e afërt, 2.000 vdiqën nga sëmundjet e lidhura me asbestin, një mineral që është pjesë e shkëmbinjve dhe tokës, transmeton Telegrafi.

Për sa kohë që lihet në natyrë, azbesti nuk është një kërcënim për shëndetin, por bëhet i rrezikshëm gjatë nxjerrjes nga miniera, gërmimit ose ndërtimit.

Me kalimin e kohës, Wittenoom u bë një bombë kancerogjene me sahat, sepse askush nuk kujdesej për mbetjet nga miniera.

Duke qenë se janë grumbulluar disa tonë mbetje pranë minierës, substancat e dëmshme po helmojnë ajrin, ujin dhe tokën.

Edhe gjashtëdhjetë vjet pas mbylljes së minierave, rreziku për shëndetin është ende shumë i lartë. Si rezultat, qeveria mbylli ujin dhe energjinë elektrike dhe vendosi shenja të shumta paralajmëruese.

Në vitet dyzet të shekullit të kaluar, Wittenoom tërhoqi mijëra familje që erdhën për shkak të industrisë së pasur, por në vend të prosperitetit, i prisnin sëmundjet.

Epilogu

Minierat e asbestit blu më në fund u mbyllën në vitin 1996, por ekspertët thonë se ky vend nuk do të jetë më kurrë një vend i sigurt për të jetuar. Pastrimi i këtij territori nga azbesti nuk bëhet fjalë sepse është shumë i shtrenjtë.

Lorraine Thomas ishte banorja e fundit e Wittenoom, e cila ishte shtëpia e saj dhe vendi ku u varros i shoqi. Ajo më në fund u shpërngul vitin e kaluar dhe qyteti u bë zyrtarisht një vend pa banorë.

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Një kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?

Një kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?

Stil
Nëse semaforët nuk funksionojnë, kush ka përparësi në kryqëzim? Vetëm shoferët më të mirë do ta dinë përgjigjen menjëherë

Nëse semaforët nuk funksionojnë, kush ka përparësi në kryqëzim? Vetëm shoferët më të mirë do ta dinë përgjigjen menjëherë

Stil
Si ka lindur “muaji i mjaltit”... Kush e veshi fustanin e parë të nusërisë?

Si ka lindur “muaji i mjaltit”... Kush e veshi fustanin e parë të nusërisë?

Lifestyle
Ushqimi ideal para dhe pas ushtrimeve

Ushqimi ideal para dhe pas ushtrimeve

Aktivitete sportive
A ka mundësi që të krijosh ndjenja për personin me të cilin bën seks të rastësishëm?

A ka mundësi që të krijosh ndjenja për personin me të cilin bën seks të rastësishëm?

Intimitet dhe Pasion
Lajmet propaganduese në mungesë të gazetarisë konstruktive dhe inovative

Lajmet propaganduese në mungesë të gazetarisë konstruktive dhe inovative

Stil
Kalo në kategori