LAJMI I FUNDIT:

Ky është vendi me internetin më të shpejtë në botë, por ku renditet Kosova?

Ky është vendi me internetin më të shpejtë në botë, por ku renditet Kosova?

Singapori është vendi me internetin më të shpejtë në botë për momentin, me një shpejtësi mesatare të transferimit të dhënave prej 270.62 megabit për sekondë.

Sipas Indeksit Global të Speedtest, në vendin e dytë renditet Hong Kongu, në vendin e tretë Monaco, pasuar me Kilinë në vendin e katërt dhe Kinën në vendin e pestë, transmeton Telegrafi.


Por, ku renditet Kosova?

Japonezët thyejnë rekordin për internetin më të shpejtë në botë – mund të shkarkoni gati 80 mijë filma për një sekondë
Lexo po ashtu Japonezët thyejnë rekordin për internetin më të shpejtë në botë – mund të shkarkoni gati 80 mijë filma për një sekondë

Kosova, sipas statistikave të Speedtest, renditet në vendin e 75 në botë për sa i përket shpejtësisë së internetit.

Shpejtësia mesatare e transferimit të dhënave është 67.95 megabit për sekondë, sipas kalkulimeve të kësaj uebfaqeje.

Metodat e thjeshta për ta shpejtuar internetin e shtëpisë pa paguar asgjë shtesë
Lexo po ashtu Metodat e thjeshta për ta shpejtuar internetin e shtëpisë pa paguar asgjë shtesë

Shpejtësia e internetit në botë matet nga një mori faktorësh, megjithatë ajo ndonjëherë varet edhe nga ambientet e caktuara.

Interneti tokësor me operatorë në Tokë zakonisht është më i dobët në vende të largëta rurale.

Kjo është arsyeja pse Starlink (shërbimi me internet satelitor) i Elon Muskut synon që të shtrojë rrjetin e internetit edhe në zonat më të largëta, ku më herët qasja nuk ishte e mundur. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Për herë të parë, Papa Françesku pjesë e samitit të G7 për të diskutuar mbi Inteligjencën Artificiale

Për herë të parë, Papa Françesku pjesë e samitit të G7 për të diskutuar mbi Inteligjencën Artificiale

Teknologji
Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Lojëra
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Si robotët po marrin përsipër punën e magazinës

Si robotët po marrin përsipër punën e magazinës

Teknologji
Sony lavdërohet me konzolën PlayStation 5 – thotë se përdoruesit kanë në dispozicion 2.500 videolojëra

Sony lavdërohet me konzolën PlayStation 5 – thotë se përdoruesit kanë në dispozicion 2.500 videolojëra

Lojëra
Kalo në kategori