Trafikimi i njerëzve drejt Anglisë vijon të mbetet një çështje shqetësuese për vetë këtë vend por edhe për vendet e tjera që përdoren si tranzit.
Tashmë trafikantët po kërkojnë rrugë dytësore për të kryer aktivitetet e tyre të paligjshme pas shtimit të kontrolleve nga Britania e Madhe.
Ndërkohë mediat angleze i kanë kushtuar një artikull një 20-vjeçari shqiptar i cili cilësohet si ndihmës dhe organizues i falsifikimit të dokumenteve në Shqipëri përpara se t’i nisë personat e pajisur me këto dokumente drejt Italisë, Dublinit dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Sipas Daily Mail, Kledjan Kurtaj, 20-vjeç kishte thënë se mund të realizonte dokumentet false, që një emigrant të vinte në Londër nga Shqipëria për vetëm 2000 funte.
Kurtaj bën thirrje për biznes edhe në një faqe në Facebook dhe, kur pyetet nëse do të ishte e mundur të arrinit në Britani, ai do t’ju thotë që është tepër “e lehtë”. Shqiptari që merret me këtë trafikim njerëzor ka shtuar se: “Unë bëj identitetin italian në Tiranë”.
Kledjan Kurtaj tha që pasi të fluturonin në aeroportin e Bergamos në Itali dhe më pas në Irlandë, ‘ata futen në një taksi nga Dublini në Britani dhe kjo do t’ju kushtojë vetëm 2,000 funte, transmeton tch.
Kurtaj, i cili në profilin e tij në rrjete sociale ka pamjet me thikë dhe armë, i kërkoi reporterit të DailyMail që “Kjo bisedë duhet të jetë midis nesh”.
Ai gjithashtu tha se trafikantët kanë filluar të përdorin një rrugë për gratë dhe adoleshentët që të fluturojnë nga Franca për në Luton, sepse ‘askush nuk bën shumë pyetje’.
“Problemi kryesor është kalimi i kontrolleve të pasaportave shqiptare. Pasi të keni lënë Shqipërinë, pjesa tjetër e udhëtimit do të jetë e mirë”, shtoi më tej Kurtaj. “Vajzat kalojnë si të hapin derën e një shtëpie”.
Kurtaj sqaroi se roli i tij është të ndihmojë në rregullimin e letërnjoftimeve të rreme italiane, të cilat kushtojnë nga 420 deri në 670 funte, dhe bëhen nga falsifikuesit në Shqipëri.
“Ju duhet vetëm t’u jepni atyre tre fotografi për ID, në një letër shkruani ngjyrën e syve tuaj dhe sa i gjatë jeni. Në të njëjtën kohë, ju duhet t’u jepni atyre paratë. Pastaj, pas një deri në tre ditë, ID do të jetë gati. Kur të jeni gati, më shkruaj vetëm”, tha ai.
Sipas Agjencisë Kombëtare të Krimit, Shqipëria është burimi më i madh i huaj i trafikimit të njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar, me 947 raste referuar asaj në vitin 2018, një rritje prej më shumë se 50% që nga viti 2015.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Në Tupallë të Medvegjës mbahet manifestimi “Takimet e Vendlindjes”
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës
Njëri nga katër të plagosurit në Lupç të Podujevës është në rrezik për jetë
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Mjeti lundrues pësoi defekt në det, policia shpëton 11 turistë në Vlorë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës