LAJMI I FUNDIT:

Ky është rrëfimi i Naser Pajazitajt për vrasjen e Donjeta Pajazitajt (Video)

Ky është rrëfimi i Naser Pajazitajt për vrasjen e Donjeta Pajazitajt (Video)

I akuzuari për vrasjen e Donjeta Pajazitajt nga Strellci i Deçanit, Naser Pajazitaj, u deklarua i pafajshëm në akuzën për vrasje pasi dëgjoi nga prokurorja e rastit, Valbona Haxhosaj, akuzat me të cilat ngarkohet.

Në paraqitjen e parë para gjykatës Nasrer Pajazitaj i akuzuar për vrasjen e Donjeta Pajazitit  ka mohuar çdo lidhje me këtë vrasje


“Absolutisht nuk kam të bëj me ketë vrasje as me këtë njollosje. Me vjen turp prej organeve të hetuesisë edhe prej prokurorie që më kanë njollosur familjarisht me një njeri që s’kam pasë kurrë të bëjë me ma të voglin problem,” tha i akuzuari.

Por me këto pretendimet e të akuzuarit  nuk pajtohet prokurorja Valbona Haxhosaj. Në aktakuzën e saj Haxhosaj pretendon se Pajaziti është përgjegjës për vrasjen

“I akuzuari Naser Pajazitaj dyshohet se me datë 09.11.2015, rreth orës 14:30, në bjeshkët e Strellcit, pikërisht tek kroni i quajtur “Kroni i Lajthisë”… me dashje dhe me armë të tipit të panjohur në mënyrë mizore e ka privuar nga jeta viktimën Donjeta Pajazitaj nga po i njëjti fshat”, tha prokurorja Haxhosaj.

Aktakuza thotë se derisa Donjeta Pajazitaj ishte duke shkuar në punë, i akuzuari kishte ndalur veturën dhe e kishte marrë atë “duke ecur në këmbë në drejtim të fshatit Strellc i Epërm”.

“Kur arrin te “Kroni i Lajthisë” fillimisht e privon me armë dhe duke shtënë dy herë në kokë e me pas për të humbur gjurmë të njëjtën e mbulon me disa drunj, dhe largohet nga vendi i ngjarjes”, tha prokuroria.

Vëllai i Donjeta Pajazitajt grushton të akuzuarin për vrasjen e motrës (Video)
Lexo po ashtu Vëllai i Donjeta Pajazitajt grushton të akuzuarin për vrasjen e motrës (Video)

Përveç veprës penale të vrasjes së rëndë, Naser Pajazitaj akuzohet edhe për dy vepra tjera të armëmbajtjes pa leje.

I akuzuari i pranoi pjesërisht dy pikat e fundit të akuzës pasi njërën nga armët e kishte me leje, por me afat të skaduar.

Gëzim Kollçaku, avokat i të akuzuarit, tha se aktakuza është e ngritur pa asnjë provë ndaj Naser Pajazitajt.

Kollçaku tha se me shkrim do ta kundërshtojë aktakuzën dhe do kërkojë hedhjen e saj.

“Kjo aktakuzë është ngritë por pa asnjë provë materiale. 18 muaj kanë qenë hetimet, prokurorja e ka parë që është tu dështu hetimet, nuk ka prova, se krejt provat tregojnë dika tjetër. Atëherë për mos m’i dështu hetimet e ka ngrit aktakuzën”, tha avokati Kollçaku.

Ai shtoi se gjatë shqyrtimit gjyqësore do vërtetohet pafajësia e të akuzuarit Naser Pajazitaj.

Kurse, gjyqtari i rastit, Sylë Lokaj, tha se pasi që pala mbrojtëse ta dorëzojë me shkrim kundërshtimin e aktakuzës dhe prokurorja ta kthejë përgjigjen me shkrim, do të vendosë për  mbajtjen e seancës së dytë të shqyrtimit fillestar. /KALLXO.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Kronika e Zezë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Kronika e Zezë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori