Militantët irakianë e quajnë Abu Azrael-in “Rambo i Irakut”, kurse ai u bë i famshëm në mesin e ushtarëve, pasi ai ishte paraqitur me armë të rënda dhe me sëpata e më shpata.

Irakianët atë e njohin si ushtar trim, me sëpatë dhe me automatik në dorë, dhe është imazhi kryesor i brigadës “Imam Ali”, i milicisë shiite irakiane që financohet nga shteti iranian, transmeton TetovaSot.


Profilet e tij të rrjeteve sociale kanë më shumë se 250.000 ndjekës. Ebu Azrael dëshiron shumë të fotografohet dhe të del si i guximshëm në fushën e betejës me armë të rënda.

Milicia shiite aktualisht është duke luftuar në anën e ushtrisë irakiane për t’u kthyer në qytetin e Tikrit, i cili u pushtua nga shteti islam