LAJMI I FUNDIT:

Gjatë vitit 2018 u shkurorëzuan rreth njëmijë çifte, 74.1 për qind të tyre nuk kishin fëmijë

Gjatë vitit 2018 u shkurorëzuan rreth njëmijë çifte, 74.1 për qind të tyre nuk kishin fëmijë

Në Kosovë gjatë vitit 2018, janë raportuar të shkurorëzuar 999 çifte-bashkëshorte, sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), në bazë të grumbullimit të të dhënave administrative nga gjykatat themelore të Kosovës.

Prej tyre, meshkuj të përkatësisë shqiptare ishin 96%, serb 0.3%, turq 0.2% , boshnjak 1.1% , rom, ashkali dhe egjiptian 0.5% dhe të tjerë 1.9 %.

Femrat e shkurorëzuara sipas përkatësisë etnike janë shqiptare 81.4%, serbe 0.5%, turke 0.3%, boshnjake 1.2%, rome, ashkalike dhe egjiptiane 0.4% dhe të tjerë me 16.2%.


Dita Ndërkombëtare e Familjes - në dy vitet e fundit në Kosovë ulen kurorëzimet ndërsa rriten divorcet, por fillim ndryshe në 2019
Lexo po ashtu Dita Ndërkombëtare e Familjes - në dy vitet e fundit në Kosovë ulen kurorëzimet ndërsa rriten divorcet, por fillim ndryshe në 2019

Sipas kohëzgjatjes së martesës, dominonte viti i parë me 13.7%, viti i dytë me 11.1% dhe më pak se një vit 8.2 % e të shkurorëzuarve etj.

Shkurorëzimet sipas grup-moshave, dominonin femrat e moshës 25-29 vjeç me 234 shkurorëzime apo 23.4 %, kurse edhe tek meshkujt dominonte mosha 25-29 vjeç me 218 apo 21.8%.

Sipas përgatitjes shkollore, dominojnë femrat dhe meshkujt me shkollë të mesme, numri i femrave të kësaj kategorie është 319 apo 31.9%, kurse e meshkujve 372 apo 37.2 %.

Numri më i madh i bashkëshortëve të shkurorëzuar janë pa fëmijë me 74.1%, ata me një fëmijë me 9.4 % dhe 9.4% me dy fëmijë etj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Politikë
BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori