LAJMI I FUNDIT:

“Kuzhinierja” e pështirë, përtyp përbërësit dhe i pështyn në enë (Video)

“Kuzhinierja” e pështirë, përtyp përbërësit dhe i pështyn në enë (Video)

Pamjet e publikuara ku shihet një grua derisa ‘përgatit ushqimet me gojë’, kanë bërë që shikuesit të turbullohen nga bezdia.

Ata e kanë pasur të vështirë ta shikojnë atë, teksa i këpuste perimet me dhëmbë dhe pasi i përtypte, pështynte në enën për përzierje, transmeton Telegrafi.


Mënyra se si e ashtuquajtura Riva Godfrey, përgatiti masën për të mbushur gjel detin, ka bërë që njëri prej shikuesve të komentojë se, “mund të përjetojmë vjellje kolektive”.

Por, të gjithë janë qetësuar kur kuptuan se ky ishte vetëm një instalacion i krijuar Nathan Ceddia nga Londra.

Artisti pretendon se përgatitja në këtë mënyrë është shumë e lehtë dhe shmang aksidentet nga prerjet me thikë, teksa beson se kjo mund të nisë një lëvizje dhe të përhapet në masë. /Telegrafi/