LAJMI I FUNDIT:

Kuzhinieri nga Guatemala shfrytëzon lavën e një vullkani për të pjekur picat

Kuzhinieri nga Guatemala shfrytëzon lavën e një vullkani për të pjekur picat

Kuzhinieri David Garcia, mendoi të krijonte një përvojë të re të ngrënies duke pjekur picën nga lava e vullkanit Pacaya në Guatemala, që filloi të shpërthente në muajin shkurt.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Pacaya është një nga tre vullkanet aktive në Guatemala, dhe gjendet në jug, rreth 25 kilometra në jug të kryeqytetit të vendit, Guatemala City.

Vullkani ishte i fjetur për rreth 70 vjet përpara një shpërthimi të madh përsëri në vitin 1961. Që atëherë, rajoni ka përjetuar shpërthime të rregullta si dhe aktivitet vullkanik.


Gjatë shpërthimeve të këtij viti, Pacaya e ka liruar hirin deri në 500 metra nga krateri i saj, i vendosur 2.5 kilometra në jug-perëndim të konit”, thotë Instituti i Vullkanologjisë.

Aktiviteti ka prodhuar një rrjedhë lave prej 2.2 kilometrave të gjatë në krahun perëndimor të vullkanit.

Është pikërisht kjo rrjedhë e lavës që shef David Garcia e ka kthyer në kuzhinën e tij të jashtme.

Pas disa eksperimenteve të gatimit David tani ofron një përvojë unike të ngrënies për vizitorët të cilët dëshirojnë shijojnë picën e tij të pjekur nga lava.

“Ishte e vështirë për mua që të mësoja teknikën”, ka deklaruar ai. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Interesante
Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Fun
Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Interesante
Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Interesante
'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

Interesante
Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Interesante
Kalo në kategori