LAJMI I FUNDIT:

​Kuvendi zgjedh anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë

​Kuvendi zgjedh anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë

Kuvendi ka zgjedhur Mirlinda Batallin, Avni Berishën dhe Jetmir Haxhibeqirin si anëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim.

Për anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë 63 deputetë kanë votuar për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se mandati i të anëtarëve është katër-vjeçar, shkruan kp.

“Konstatoj që kuvendi me 63 vota për, asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim i zgjodhi anëtarët e Këshillit të Cilësisë….Kuvendi me këto vota e zgjedh Mirlinda Batallin, Avni Berishën dhe Jetmir Haxhibeqirin si anëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë. Mandati i tyre është katër-vjeçar”, ka njoftuar kryeparlamentari Konjufca.