Kuvendi, sot pasdite në kuadër të seancës së 124-të, njëzëri me 62 vota “për” e miratoi vendimin për miratimin e vazhdimit të afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të parandalimit të kërcënimeve të sigurisë dhe përforcimit të sigurisë së burgun e Idrizovës.
Paraprakisht në debat Dragan Kovaçki nga OBRM-PDUKM theksoi se kjo është një përpjekje për të legalizuar, siç tha, paaftësinë e kësaj Qeverie.
“Si Kuvend ne aspak nuk kemi votuar vendimin për shpalljen e gjendjes së krizës në një pjesë të Komunës së Gazi Babës. Qeveria vetë ka shpallur një gjendje të tillë, ndërsa tani kërkon nga ne që ta vazhdojmë. Në Maqedoni mungojnë mbi 100 roje të burgjeve, ndërsa tani Qeveria po gjen zgjidhje që ushtria t’i ruajë të burgosurit. Ku në një vend tjetër ushtria ruan të burgosur. Nuk mundet ushtria të jetë polici. Ajo duhet të mbrojë popullin dhe tani që është polici është kundër popullit”, tha Kovaçki.
Pyeti se pse ai që është përgjegjës për punësimin e rojeve të burgut në fillim të vitit nuk ka pranuar ushtarë të cilët kanë mbushur 45 vjet dhe mbarojnë me mandatin në ushtri.
Në replikë, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, tha se seanca është thirrur proceduralisht sepse Kuvendi është i obliguar të debatojë lidhur me propozimin që del nga Ligji për Menaxhim me Kriza.
“Qëndrimin tim për atë ligj të gjithë e dini – se është antikushtetues dhe se nuk duhet të ekzistojë. Por, edhe ju e dini pse ekziston ligji dhe nëse keni problem me të duhet të ngrejmë një iniciativë tjetër”, tha Xhaferi.
Shpjegoi se në përputhje me atë zgjidhje ligjore, vendim për krizë shpall Qeveria, ndërsa para skadimit të afatit të gjendjes së krizës, Qeveria duhet t’i drejtohet Kuvendit për të marrë vendim nëse do ta zgjasë krizën apo do ta ndërpresë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës
BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna
Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët "joekzistentë" të QKUK-së
Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime
S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'