Kuvendi i Kosovës të enjten do të mbajë seancë plenare, ndërsa në rend dite është debati parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet gjatë pandemisë COVID-19.

Seanca plenare nis në ora 10:00.


Rendi i ditës

Deklarimet jashtë rendit të ditës, Pyetjet parlamentare, Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme, Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2020, Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre (3) anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre (3) anëtarë të Komisionit të Pavarur për Media, Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e  Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare, Debat parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19. /Telegrafi/