LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi sot diskuton për fshehjen e së vërtetës nga Serbia për fatin e mbi 1600 civilëve shqiptarë

Kuvendi sot diskuton për fshehjen e së vërtetës nga Serbia për fatin e mbi 1600 civilëve shqiptarë
Foto: Arkiv

Sot vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës, ndërsa në rend dite ndër të tjera është debati në lidhje me vazhdimin e Qeverisë së Serbisë që të mbaj të fshehur të vërtetën për fatin e mbi 1600 civilëve shqiptarë, të rrëmbyer nga ky shtet gjatë luftës gjenocidare në Kosovë, që ende konsiderohen të zhdukur.

Në rend dite po ashtu është debat parlamentar në lidhje me sensibilizimin dhe masat që duhet të ndërmerren nga Qeveria dhe institucionet përgjegjëse në luftën kundër kancerit të gjirit.


Seanca sot do të nisë në orën 15:00.

Ndryshe, Kuvendi dje filloi me shqyrtimin e parë të Projektligjit nr. 07/L-021 për të Drejtat Pronësore të shtetaseve të huaj në Republikën e Kosovës.

Projektligjin e ka prezantuar ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, i cili duke përmendur rëndësinë e këtij projektligji, ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit që ta miratojnë atë.

Pas diskutimeve të përfaqësuesve të grupeve parlamentare dhe deputetëve të tjerë, projektligji nuk u hodh në votim në mungesë kuorumi. /Telegrafi/