LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancë plenare, pritet interpelancë me ministren e Turizmit dhe miratimi i disa projektligjeve

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancë plenare, pritet interpelancë me ministren e Turizmit dhe miratimi i disa projektligjeve

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën plenare të radhës, ku pritet të miratohen disa projektligje.

Si pikë e parë e rendit të ditës është një interpelancë me ministren e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro e kërkuar nga deputetja e PD, Ina Zhupa.


Më pas Kuvendi do të shqyrtoje projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9154, datë 6.11.2003, “Për arkivat””, projektligjin “Për disa ndryshime në Ligjin nr. 125/2013 “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar, projektligjin “Për burimet ujore”, projektligjin “Për disa ndryshime në Ligjin nr. 55/2015 “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar si dhe projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin nr. 15/2017, datë 16.2.2017 “Për arsimin dhe formimin professional në Republikën e Shqipërisë”.

Kuvendi pritet të votojë edhe projektvendimin “Për zgjedhjen Komisioner në Seksionin për Policinë, Shërbimin Sekret, Burgjet, Forcat e Armatosura dhe Pushtetin Gjyqësor në institucionin e Avokatit të Popullit”, projektvendimin “Për zgjedhjen Komisioner në Seksionin për Organet e Administratës Qendrore, të Pushtetit Vendor dhe të të Tretëve që Veprojnë për Llogari të Tyre në institucionin e Avokatit të Popullit” si dhe projektvendimin “Për propozimin e një anëtari të Komisionit të Prokurimit Publik”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Lajme
Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Elfije Boletini
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Kalo në kategori