LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi i Shqipërisë voton prishjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë

Kuvendi i Shqipërisë voton prishjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë

“Nëse ka rënë Teatri, ka rënë edhe Shqipëria… Jemi gati ta mbrojmë deri në fund”, thanë përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit në protestën e tyre para Kuvendit.

Kjo nuk e pengoi mazhorancën që të kalonte dekretin e Ilir Metës me ndryshime në Ligjin për Teatrin me 75 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim, duke i hapur rruge prishjes së teatrit ekzistues.

Më herët, Rama paralajmëroi se godina aktuale do të prishej.


“Ajo është një godinë e marrë fund që vetëm teatër nuk mund të jetë dhe as monument kulture nuk mund të konsiderohet…”, ka thënë Rama në Kuvend.