eksperti-banner

Seanca e Kuvendit të Kosovës për të debatuar në lidhje me, siç thuhet në kërkesë, rrezikimin e marrëdhënieve diplomatike të Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si pasojë e qasjes shpërfillëse e joserioze të kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, në raport me këshillat e udhëzimet e përfaqësuesve të SHBA-ve”, ka shkuar në pauzë prej 20 minutave për shkak të mungesës së deputetëve.

Ndonëse kjo seancë ishte paraparë të nis në orën 15:00, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani bëri të ditur se në mungesë të deputetëve do të shkohet në pauzë.


Kjo seancë është thirrur me kërkesë të 42 deputetëve. /Telegrafi/

88971214 667329967337033 4698331967102386176 n