Një muaj më parë, deputetët e Kuvendit të Kosovës me 70 vota për kanë votuar në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete.
Në seancën e sotme parlamentare, shqyrtimi për herë të dytë i këtij Ligji parasheh heqjen e homologimit si detyrim për të gjitha automjetet që importohen nga vendet e Bashkimi Evropian, Zvicra dhe Norvegjia, shkruan Telegrafi.
Ushtruesja e detyrës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila në Kuvend kishte thënë se që nga viti 2009 ka pasur padrejtësi dhe se ka qenë në kundërshtim me rregullat e tregut të lirë.
“Në këtë legjislaturë kemi marr iniciativë për të korrigjuar një padrejtësi e cila në Kosovë vijon që nga viti 2009. Është vlerësuar që ky autorizim i ka siguruar ekskluzivitetin në kundërshti me rregullat e tregut të lirë. Ka pasur vërejtje dhe reagim nga Bashkimin Evropian dhe natyrisht shkelje të të drejtave të konsumatorëve për faktin se kanë qenë të udhëzuar të kryejnë shërbime vetëm te një operator”, ishte shprehur Kusari-Lila.
Në nenin 1 këtij Projektligji parashihet që, mjetet rrugore të reja që importohen dhe posedojnë certifikatë të konformitetit.
“Mjetet rrugore të përdorura, që importohen nga shtetet e Bashkimit Evropian, Zvicra dhe Norvegjia, dhe që kanë qenë të lejuara për qarkullim të rregullt rrugor në vendin prej nga importohen”, thuhet në nenin 1.14, përcjell Telegrafi.
Në këtë Projektligj, lista e shteteve të përcaktuara në paragrafin 1.14. të këtij neni, mund të ndryshohet ose plotësohet me vendim të ministrit, varësisht nga ndryshimi i standardeve.
Në nenin 2 të këtij Projektligji parashihet heqja e plotë e nenit 27 të Ligjit për Automjete që parasheh procedurën e mjeteve të përmirësuara dhe të riparuara.
Ndërsa në nenin e tretë thuhet se, “pronari i mjetit transportues është i obliguar të kërkojë që ndryshimet e bëra në mjetin e tij, e të cilat janë bërë me pëlqimin e tij, atëherë duhet të evidentohen pranë institucionit të autorizuar, në afat prej 30 ditësh nga dita e ndryshimit të bërë”.
Kryeministri Albin Kurti pas këtij vendimi ka reaguar duke thënë se ka filluar “fundi i zhvatjes përmes homologimit”.
“12 vjet radhazi kishim monopol në homologimin e automjeteve që pasuronte një oligark duke imponuar barrierë tregtare. Qytetarëve u duhen shërbime të mira e jo detyrime të padrejta. Tash është në duart e deputetëve të Kuvendit të Republikës që ta jetësojnë nismën ligjore për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 05/L – 132 për Automjete”, kishte thënë Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës