LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi përkrah Odën e Afarizimit rreth hartimin e ligjeve për zhvillim ekonomik

Kuvendi përkrah Odën e Afarizimit rreth hartimin e ligjeve për zhvillim ekonomik

Sfidat e të bërit biznes në Kosovë, infrastruktura ligjore, mungesa e energjisë elektrike dhe shumë çështje tjera të ngjashme të cilat preokupojnë bizneset kosovare, ishin qëllimi i takimit të delegacionit të Odës së Afarizmti të Kosovës (OAK) me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Kryetari i Bordit të OAK, Skënder Krasniqi prezantoi para tij sfidat e të bërit biznes në Kosovë ku klima e të bërit biznes po vazhdon të jetë e rendë.

“Sipas analizave që kemi bërë në Odën e Afarizmit të Kosovës, nëse krahasohemi me Maqedoninë, me popullsi të njëjtë ne kemi mbi 50 për qind më pak të punësuar, ku Maqedonia ka mbi 700 mijë të punësuar”, theksoi Krasniqi.


Ndër të tjera ai përmendi se mungojnë oferta për investitorët, mungojnë zonat industriale në vend ku në mesin e dhjetëra zonave industriale vetëm një kemi funksionale deri në një masë dhe shumë probleme të tjera.

Ndërsa, Veseli mirëpriti këtë takim dhe propozoi mbajtjen e një takimi më të detajuar në janar të vitit 2019 për të diskutuar më gjerësisht për infrastrukturën ligjore dhe problemet e tjera të bizneseve të propozuara nga OAK.

Gjatë këtij takimi anëtari i bordit të OAK, Hamdi Malushaj, theksoi si çështje infrastrukturën ligjore ku udhëzimet administrative nuk janë konform ligjeve dhe kjo paraqet pengesë mjaftë të madhe për të bërë biznes. /Telegrafi/