LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi miraton raportin vjetor të ndërmarrjes KOSTT

Kuvendi miraton raportin vjetor të ndërmarrjes KOSTT

Me 79 vota “për”, asnjë “kundër” e asnjë abstenim është miratuar raporti vjetor i Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT, për vitin 2020.

Me gjithë rekomandimin nga Komisioni për Buxhet, që ky raport të mos miratohet, deputetët e kanë vlerësuar raportin e KOSTT-it.


Kryetari i Komisionit për Buxhet, Armend Muja tha se komisioni ka vlerësuar se raporti nuk i përmbush kushtet ligjore, andaj kërkoi që i njëjti të mos miratohet.

“Të mos miratohet raporti vjetor financiar i Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT Sha.a. për vitin 2020. Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere në mbledhjet që i ka shqyrtuar këto raporte vjetore financiare ka vlerësuar që raporti nuk i përmbush kushtet ligjore për raportim dhe i ka rekomanduar kuvendit që të mos miratojë këtë raport”, ka thënë Muja.

Ndërsa kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala ka rekomanduar miratimin e këtij raporti.

Gjithashtu në emër të grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, ai tha se e mbështesin këtë raport.

“Grupi parlamentar i Partisë Demokratike e ka mbështetur dhe do ta mbështet raportin e ndërmarrjes KOSTT duke pasur parasysh edhe sfidat në të cilat sektori i energjisë po ballafaqohet dhe ndërmarrja KOSTT është ika neurologjike e tërë organizmit dhe menaxhimit të sistemit energjetik të Kosovës”, ka thënë ai.

Në emër të LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi bëri të ditur se e mbështesin këtë raport.

“U nda nga blloku me Serbinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe u bë bllok me Shqipërinë. Kjo pa dyshim është e arritur e madhe e Kosovës pas pavarësisë së shtetit. Kjo marrëveshje bëri po ashtu të hap rrugë për tregun e përbashkët për Republikën e Shqipërisë[…]Ndoshta dikujt nuk po i pëlqen ky ri-organizim dhe këto ndryshime pozitive, por këto janë grupe të orkestruara të interesit”, theksoi ajo.

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj tha se raporti i KOSTT-it është ndër raportet më të mira.

“Është ndër raportet ndoshta më të mira që edhe auditori apo zyra e auditorit kombëtar e ka vlerësuar dhe më çudit fakti që nga kryetari i komisionit del rekomandimi që mos të votohet, kur KOST-i në këtë vit ka arritur sukseset më të mëdha edhe si organizatë apo ndërmarrje profitabile por edhe në pavarësimin energjetik”, ka thënë Lekaj. /KP/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Çfarë monedhe do të kishte Skocia e pavarur?

Çfarë monedhe do të kishte Skocia e pavarur?

Ekonomi
Kalo në kategori