LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi miraton pesë projektligje, opozita nuk merr pjesë në votim

Kuvendi miraton pesë projektligje, opozita nuk merr pjesë në votim

Kuvendi i Kosovës në seancën e së enjtes me shumicë të votave, ka miratuar në lexim të dytë pesë projektligje.

Për kanë votuar 64 deputetë të mazhorancës, ndërsa opozita nuk ka marrë pjesë në votim.


Në lexim të dytë është miratuar Projektligji për Pronën Publike, ai për Prokurorinë Speciale, Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ai për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale si dhe Projektligji për Sistemin Qendror të Evidencës Penale të Kosovës.

Paraprakisht deputetët e mazhorancës kanë shkarkuar Bordin e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale. Ata votuan fillimisht për shkarkimin e kryesueses së këtij Bordi, e pastaj për anëtarët. /Telegrafi/