LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi miratoi vendimin për masat emergjente në furnizimin me energji elektrike edhe për 30 ditë

Kuvendi miratoi vendimin për masat emergjente në furnizimin me energji elektrike edhe për 30 ditë

Kuvendi i Kosovës miratoi sot vendimin e Qeverisë së Kosovës për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin me energji edhe për 30 ditë.

Kuvendi me 61 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim miratoi masat emergjente.

Jeta Statovci nga Grupi parlamentar i LVV-së tha se qëllimi i masave emergjente në furnizimin e energjisë është që të arrihet stabiliteti energjetik në prag të dimrit.


Deputetja tha se Grupi parlamentar i LVV-së mbështet vazhdimin e masave emergjente në furnizimin me energji.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetar i Komisionit parlamentar për Ekonomi, Ferat Shala, ka kritikuar Qeverinë Kurti për keqmenaxhim me sektorin e energjisë.

Në seancën e Kuvendit, Shala ka thënë se ekzekutivi nuk po bën asnjë veprim konkret, legjislativ e as operacional për ndryshimin e gjendjes në këtë sektor, shkruan Telegrafi.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa ka thënë se Qeveria Kurti nuk ndërmori asnjë veprim për të gjetur zgjidhje për krizën energjetike.

Mustafa gjatë fjalës së tij në seancën që po mbahet në Kuvendin e Kosovës ka thënë se LDK-ja paralajmërimet për krizën energjetike i ka dhënë nga pranvera e vitit 2021.

“Qeveria i injoroi të gjithë ekspertët vendor e ndërkombëtarë. Shpresuam që qeveria do të marr ndonjë veprim tjetër me ekspertët e saj, por nuk ndërmori asgjë. E gjithë Evropa po ballafaqohet me këtë krizë energjetike, por të gjithë kanë marr masa që të zbusin masat për qytetarët e saj, ndërsa Kosova nuk ka bërë asgjë. I vetmi veprim që kanë marr është shpallja e gjendjes emergjente”, ka thënë Mustafa. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Ekonomi
Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Ekonomi
Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Ekonomi
Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Ekonomi
Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Ekonomi
Kalo në kategori