Mbikëqyrja parlamentare ndaj ekzekutivit, veçanërisht ndaj zbatimit të ligjeve mbetet e dobët, theksojnë në Institutin Demokratik të Kosovës.
Sipas kësaj organizate, shumë ligje të cilat janë miratuar nga legjislaturat e kaluara, por edhe tash, nuk po arrijnë që të monitorohen dhe siç theksohet, nuk po gjejnë zbatim.
Agnesa Haxhiu, hulumtuese e politikave në Institutin Demokratik të Kosovës, që monitoron punën e kuvendit, thotë për Radion Evropa e Lirë, se janë disa faktor që kanë ndikuar dhe po ndikojnë në mosmbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve.
“Ka shumë faktorë që kanë luajtur rol në mbikëqyrjen e ulët të zbatimit të ligjeve, duke filluar prej zbrazëtirave ligjore që ekzistojnë brenda vet Rregullores së Punës e cila nuk përcakton sa është numri i ligjeve që komisionet parlamentare duhet t’i mbikëqyrë brenda një viti kalendarik dhe kjo u jep mandej komoditet komisioneve që të mos e kenë prioritet këtë detyrë. Mandej janë edhe mungesa e ekspertizës së nevojshme të komisioneve, por edhe mos gatishmëria e deputetëve që të përfshihen në këto aktivitete”, tha Haxhiu.
Secili ligj që miratohet nga Kuvendi do të duhej edhe të mbikëqyret për zbatueshmërinë e tij.
Haxhiu nënvizon se ka shumë ligje të cilat janë miratuar nga Kuvendi e që janë të natyrës komplekse në zbatim e të cilat Kuvendi do të duhej t’i kishte prioritet për mbikëqyrje në zbatim.
“Një prej atyre ligjeve është Ligji për mbrojtjen e sinjalizuesve, i cili është miratuar nga Kuvendi në nëntor të vitit 2018 e që është një prej ligjeve më të rëndësishme në kuadër të pakos së ligjeve kundër korrupsionit që ka rrjedh nga ERA [Agjenda për Reforma Evropiane]. Mirëpo, edhe pas dy vitesh që prej kur është miratuar zbatimi i tij mbetet sfidë si në institucionet publike e sidomos në ato private”, tha Haxhiu.
Ajo shtoi se nga monitorimet e bëra, shihet që nuk ka një seriozitet të duhur nga ana e deputetëve për të monitoruar zbatimin e ligjeve nga ana e qeverisë.
“Kjo performanca e ulët e Kuvendit në mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve ka qenë shumë më e theksuar në legjislaturën e VI-të. Por që ky trend duket që po vazhdon edhe këtë legjislaturë meqë ende komisionet nuk kanë filluar aktivitetet mbikëqyrëse të zbatimit të ligjeve”, tha Haxhiu.
Artan Abrashi, deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, anëtar i Komisionit për Legjislacion Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, tha për Radion Evropa e Lirë, se mosfunksionimi i duhur i punës në Kuvend ka bërë që edhe mbikëqyrja e zbatimit të ligjeve të mos bëhet siç duhet. Ai thotë se edhe pandemia ka ndikuar në ketë drejtim.
“Fillimi i punës së legjislaturës së shtatë të Kuvendit është shoqëruar me një kohë ku ka pasur në të vërtetë edhe pengesa të llojit objektiv, pandemi, pastaj patëm një mocion të mosbesimit ndaj qeverisë Kurti dhe pastaj patëm edhe zgjedhjen e një qeverie në mënyrë joligjore dhe kryesisht e shoqëruar me një krizë politike çka e ka pamundësuar këtë pjesë të punës se rregullt të kuvendit që është monitorimi i ligjeve të miratuara”, tha Abrashi.
Teuta Haxhiu, deputete nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, parti kjo që është pjesë e koalicionit qeverisës, tha se një nga detyrat kryesoret të deputetëve është monitorimi i zbatimit të ligjeve, që siç thotë ajo në këtë drejtim kanë dështuar.
“Po them ka dështuar sepse në masë të madhe nuk ka arritur ta monitorojë. Në fakt nëse disa prej ligjeve që janë monitoruar, ka ndodh shumë shpesh që raporti nuk ka kaluar në kuvend ose ka arritur në momentin e fundit për shkak ndërrimit të legjislaturave”, tha Haxhiu.
Deputetja Haxhiu konsideron po ashtu se kjo situatë është krijuar pasi që nuk ka vullnet të duhur politik për ta ndryshuar gjendjen. Ajo tregon po ashtu se Ligji për Inspektoratin [në sistemin arsimor] edhe pse nga disa monitorime është parë se nuk po zbatohet, kuvendi nuk ka arritur të bëjë ndonjë ndryshim.
“Edhe pse ai ligj ka gati tri vite që është miratuar, unë kam filluar monitorimin e tij për shkak se është obligim i deputetëve dhe në fund të fundit është interesi që ky ligj të zbatohet. Në fakt për shkak të interesave të individëve kushtimisht thënë të caktuar, po bën që ligji të mos zbatohet siç duhet”, tha Haxhiu.
Në Institutin Demokratik të Kosovës, thonë se në të gjitha raportet vlerësuese të performancës së Kuvendit qoftë nga organizatat vendore ose ato ndërkombëtare, potencohet fakti që mbikëqyrja parlamentare ndaj ekzekutivit, veçanërisht ndaj zbatimit të ligjit mbetet e dobët.
Kontrolli dhe mbikëqyrja parlamentare ndaj ekzekutivit bëhet përmes pyetjeve parlamentare, interpelancave, nëpërmjet shqyrtimit të raporteve të qeverisë mbi punën e tyre, duke ngritur komisione të posaçme për të organizuar vizita në terren me qëllim të kontrollit në praktikë të masave të caktuara ndaj qeverisë, komisioneve hetimore, mocioneve të votëbesimit.
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Mes tensioneve në veri, Kurti takon ambasadorin Hovenier

Takim i veçantë Rama-Meloni, puthje dhe përqafime midis dy kryeministrave

Blinken nga Olso kërkon nga Kosova dhe Serbia që të ulin tensionet në veri

Pas takimit më Kurtin, Hovenier: Nuk mund të them se ia kam ndryshuar qëndrimin për veriun

Kush është Dusan Obrenoviq, i arrestuari për sulm ndaj KFOR-it në Zveçan

Policia thotë se sulmi ndaj dy shqiptarëve në veri u krye nga një grup kriminelësh

Telegrafi

Tregu.Biz

Tregu.Biz

Scopic Software

theMiracle AG

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Shitet shtëpia 299.81 m², një strehë qetësie në Zllatar ID-195

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas

Krijoni kombinime të pafundme – atletet Puma që shkojnë me çdo veshje
Më të lexuarat

Kurti tregon bisedën me Erdoganin: I shpreha shqetësimin për dhunën e milicisë serbe kundër Policisë, KFOR-it dhe mediave

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Ristuccia: Po të mos ndërhynim në veri, tani do të mbanim zi për të vdekurit

Bugajski: Pajtohem me Kurtin, deklarata e Blinken ka qenë naive, SHBA-ja do të duhej të aplikonte masa ndaj Serbisë

Kirby: Kurti duhet të sigurohet që kryetarët e zgjedhur t’i kryejnë detyrat nga lokacionet alternative

Sveçla: Njëri nga serbët e arrestuar kishte luftuar në Koshare, u dekorua nga Millosheviqi

Tensionet në veri, ish-ambasadori amerikan në NATO: SHBA dhe BE të angazhohen në zmbrapsjen e përpjekjeve që rrezikojnë gërryerjen e sovranitetit të Kosovës