LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi i Maqedonisë: Nuk keni të drejtë të kërkoni interpretim autentik të ligjit (Dokument)

Kuvendi i Maqedonisë: Nuk keni të drejtë të kërkoni interpretim autentik të ligjit (Dokument)

Kuvendi i Maqedonisë e ka refuzuar kërkesën e këshilltares së OBRM-PP-së në komunën e Manastirit, Gabriela Ilievska, për të interpretuar nenin 163 të Ligjit për procedurë penale, në lidhje me të drejtën e kryetarit të Manastirit, Vlladimir Taleski, që të nënshkruaj dokumente zyrtare duke qenë në burgim shtëpiak, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në përgjigjen që mori këshilltarja Ilievska thuhet se ”nuk keni të drejtë të kërkoni interpretim autentik të ligjit”. Përgjigja ka ardhur një ditë pas shfuqizimit të burgimit shtëpiak për Taleskin, që PSP-ja e akuzon për dëmtim të buxhetit të shtetit në lëndën ”Transportuesi”.


Më tej, në përgjigjen e kuvendit thuhet se sipas nenit 175 të Rregullores së Kuvendit të Maqedonisë, kërkesë të këtillë mund të dorëzojë secili deputet, pastaj Qeveria, Gjykata kushtetuese, Gjykata e lartë, Prokurori publik, Avokati i popullit, kryetarët e komunave dhe të Bashkisë së Shkupit, si edhe këshillat e komunave dhe të Bashkisë së Shkupit./Telegrafi/

Kuvendi dokument Taleski