LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi i Kosovës miratoi fondet IPA 2018 me BE-në

Kuvendi i Kosovës miratoi fondet IPA 2018 me BE-në

Me 103 vota pro deputet e Kuvendit kanë miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2018 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Në muajin shtator 2018, Kosova dhe BE-ja dakorduan Marrëveshjen Financiare për Instrumentin e Para-Anëtarësimit. Kjo Marrëveshje u nënshkrua nga BE-ja në muajin shkurt dhe Kosova në muajin prill 2019.


Instituti Epik përmes një njoftimi për media thekson se kostoja totale e vlerësuar e Programit IPA 2018 është 94,796,800 euro. Kontributi i BE-së është 90.5 milionë euro, ndërsa institucionet e Kosovës do të sigurojnë bashkëfinancim prej 4,926,800 euro.

Intstituti Epik tregon se kush përfiton në Kosovë nga 90.5 milionë eurot nga programi IPA 2018
Lexo po ashtu Intstituti Epik tregon se kush përfiton në Kosovë nga 90.5 milionë eurot nga programi IPA 2018

“Nesër Kuvendi i Kosovës do të votojë Projektligjin nr. 06/L-161 për ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2018 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Marrëveshja ka paraparë financimin e reformave në avancimin e demokracisë dhe qeverisjes së mirë, sundimit të ligjit, mjedisit, energjisë, arsimit, dhe punësimit. Në fushën e demokracisë dhe qeverisjes së mirë do të financohet bursa “Skema e Profesionistëve të Rinj” apo Young Cell Scheme (YCS). Më anë të bursës, të rinjtë e Kosovës do të kanë mundësi të vijojnë studimet MASTER në universitetet Evropiane. Po ashtu, do të financohet mbështetja për ngritje të kapaciteteve të Kuvendit të Kosovës, si dhe do të sigurohet pagesa për pjesëmarrjen e Kosovës në katër (4) Programet e BE-së”, thuhej në njoftim. /Telegrafi/