LAJMI I FUNDIT:
Gjilani 3° clearsky_night

Kuvendi Komunal në Gjilan me seancë solemne kujton sakrificën e Jasharëve: Ata luftuan për Kosovën dhe brezat e ardhshëm

Kuvendi Komunal në Gjilan me seancë solemne kujton sakrificën e Jasharëve: Ata luftuan për Kosovën dhe brezat e ardhshëm

Kuvendi i Komunës së Gjilanit, ka mbajtur seancë solemne për nder të epopesë së UÇK-së, në ngjarjen ku mori pjesë edhe kryetari i Komunës, Alban Hyseni, përfaqësues tjerë institucional, familjarë të dëshmorëve e përfaqësues nga shoqatat e dala nga lufta.

Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, theksoi se kjo epope e lavdishme nuk është vetëm histori, por dritë udhërrëfuese për brezat e sotëm dhe të ardhshëm, drejt vlerave të lirisë, unitetit e dinjitetit tonë kombëtar.

“I rrethuar nga forcat serbe, komandanti legjendar Adem Jashari bashkë me familjen e tij, nuk u tremb dhe nuk u dorëzua. Për tri ditë e dy netë, ata luftuan me guxim të pashoq, duke mbrojtur pragun e shtëpisë dhe nderin e atdheut me jetën e tyre. Tingujt e atyre të shtënave në Prekaz zgjuan ndërgjegjën e një kombi të tërë, ndërsa flaka e lirisë u ndez në zemrat e mijëra shqiptarëve”, theksoi Hyseni.


Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Kushtrim Kadriu tha se epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është njëra nga faqet më të lavidshme të historisë sonë, duke thënë se sakrifica e jasharëve është një thirrje e përhershme për të punuar me ndershmëri për të forcuar shtetin.

“Para 27 vitesh, jasharët nuk u dorëzuan përballë një makinerie kriminale, por qëndruan të pathyeshëm për lirinë që ne sot e gëzojmë. Ata nuk luftuan për vetën e tyre, por për Kosovën, për një të ardhme të lirë e të dinjitetshme për brezat që vijnë”, tha Kadriu.

Në këtë seancë ka adresuar mesazhin edhe shefi i grupit të këshilltarëve të PDK-së, Bujar Nevzati, ndërkaq me një kumtesë është paraqitur prof. Blerim Haziri, i cili është edhe asambleist i VV-së. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
Bota u mbyll, ata jo - si janë pesë vjet më vonë ata që nuk iu frikësuan COVID-19

Bota u mbyll, ata jo - si janë pesë vjet më vonë ata që nuk iu frikësuan COVID-19

Botë
Digjen karrikuesit e veturave elektrike të Tesla

Digjen karrikuesit e veturave elektrike të Tesla

Auto
U përjashtua nga Kongresi sepse ia ndërpreu fjalën Trumpit, kongresisti amerikan thotë se nuk është pishman

U përjashtua nga Kongresi sepse ia ndërpreu fjalën Trumpit, kongresisti amerikan thotë se nuk është pishman

Amerika
Ushqimet që duhet t'i hani për syfyr për të pasur energji gjatë agjërimit

Ushqimet që duhet t'i hani për syfyr për të pasur energji gjatë agjërimit

Shëndetësi
Banorët të mërzitur, qajnë për

Banorët të mërzitur, qajnë për "largimin" e Gjestit nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori