LAJMI I FUNDIT:

Kuvend, trupi për pajtim mbetet në harresë

Kuvend, trupi për pajtim mbetet në harresë

Trupi për pajtim në Kuvend, pas miratimit të Ligjit për amnistinë e 27 prillit nuk u mblodh as edhe njëherë të vetme. Kjo sipas opozitës nënkupton se roli i trupit të pajtim ishte vetëm arritja e 2/3 të votave për ndryshimet kushtetuese. OBRM-PDUKM-ja e cila ndonëse kishte mbështetur propozimin e shumicës, vlerëson se trupi për pajtim është thirrur për t’i plotësuar interesat politike dhe materiale të eksponentëve të pushtetit.

“Ne edhe atëherë kemi thënë dhe themi edhe tani, ai trup për pajtim kishte një qëllim: të sigurojë 2/3 e votave me qëllim ndryshimet kushtetuese, në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve, ndërsa në këmbim t’i plotësojë nevojat e eksponentëve ta caktuar brenda dhe jashtë Kuvendit, për interesat e tyre materiale, politik apo personale”, theksoi Antonio Milloshovski, Deputet i OBRM-PDUKM-së


Edhe pse nuk vërehet asnjë aktivitet, pushteti konsideron se agjenda e trupit për pajtim është më e gjerë se sa duket.

“Roli i trupit për pajtim është shumë më i gjerë dhe më përmbajtjesor dhe kjo është vërtetuar nëpër proceset të cilët ky Kuvend i ka çuar deri në fund”, tha Snezhana Kaleska, Deputete e LSDM-së

BDI është e gatshme të merr pjesë në këtë trup kurdo që bëhet fjalë për pajtim kombëtarë.

“Vlerësoj se është një trup jashtëzakonisht i rëndësishëm, në veçanti në rrethanat e sotme. Nëse udhëheqëset, dy deputetet njëra nga LSDM tjetra nga deputetët e pavarur të OBRM-së, vendosin të vazhdojnë me punë ne sigurisht se do të marrim pjesë”, potencoi Artan Grubi, Deputet i BDI-së

Kryesueset e trupit për pajtim, Emilija Aleksandrova dhe Frosina Remenska thonë se trupi mund të mblidhet varësisht propozimeve që vijnë në Kuvend, duke lënë të kuptohet se deri më tani, pas amnistisë nuk ka pasur iniciativa në drejtim të pajtimit kombëtar apo ndër shoqëror. Opozita shqiptare, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa nuk ka deleguar deputet në këtë trup, duke u arsyetuar se roli i tij është sjellja e drejtësisë të njëanshme. Kryeministri Zoran Zaev i cili ishte propozues i këtij trupi kishte deklaruar se pas pajtimit kombëtar për 27 prillin e përgjakshëm, trupi për pajtim do të kuvendojë për pajtim mes tifo grupeve./Alsat/