LAJMI I FUNDIT:

‘Kutia e zezë’ ndaloi regjistrimin katër minuta para rrëzimit – detaje të reja mbi aksidentin ajror në Korenë e Jugut

‘Kutia e zezë’ ndaloi regjistrimin katër minuta para rrëzimit – detaje të reja mbi aksidentin ajror në Korenë e Jugut

Të dhënat e fluturimit dhe regjistruesit e zërit në kabinën e aeroplanit të Jeju Air që u rrëzua më 29 dhjetor ndaluan regjistrimin rreth katër minuta përpara se aeroplani të godiste një strukturë betoni në aeroportin Muan të Koresë së Jugut, ka njoftuar ministria e transportit.

Bëhet e ditur se autoritetet që hetojnë katastrofën që vrau 179 njerëz, më e keqja në tokën e Koresë së Jugut, planifikojnë të analizojnë se çfarë i shkaktoi “kutitë e zeza” të ndalonin regjistrimin.

Regjistruesi i zërit fillimisht u analizua në Korenë e Jugut dhe kur u zbulua se të dhënat mungonin, u dërgua në një laborator të Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transportit të SHBA-së.


Jeju Air 7C2216, i cili u nis nga kryeqyteti i Tajlandës Bangkok për në Muan në Korenë jugperëndimore,  shpërtheu në flakë pasi goditi një mur betoni, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.

Pilotët i thanë kontrollit të trafikut ajror se aeroplani kishte pësuar një goditje nga zogjtë, gjë që thuhet të ketë ndikuar në humbjen e kontrollit dhe deklaruan emergjencë rreth katër minuta para se të përplasej.

Sim Jai-dong, ish-hetues aksidentesh në ministrinë e transportit, tha se zbulimi i të dhënave të munguara nga minutat vendimtare ishte befasues dhe sugjeron që e gjithë energjia, përfshirë rezervën, mund të jetë ndërprerë, gjë që është e rrallë.

Ndër tjera, ministria deklaroi se të dhëna të tjera të disponueshme do të përdoren në hetim dhe se do të siguronte që hetimi të ishte transparent dhe që informacioni të ndahej me familjet e viktimave.

Ndyrshe, disa anëtarë të familjeve të viktimave kanë thënë se ministria nuk duhet të marrë drejtimin në hetim, por se duhet të përfshijë ekspertë të pavarur, duke përfshirë ata të rekomanduar nga familjet. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Botë
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
Kalo në kategori