Shkrimin tim të para një jave, atë të po kësaj rubrike, e përfundoja duke nënvizuar se as unë, as shumë nga bashkatdhetarët e mi “nuk e kuptojmë përse rreth e qark nesh vjen përherë e më shumë një si erë ngordhësirë, një si erë cofëtinë, një si erë kërmë, e padurueshme dhe helmatisëse”. Duke e menduar më thellë domethënien e këtyre fjalëve nën dritën e situatës ekonomike, politike, shoqërore e kulturore në të cilën ndodhet sot Shqipëria jonë e famshme për fatkeqësitë e saj, kam arritur në përfundimin se këtë ndjesi, ose më saktë këtë përshtypje, populli ynë duhet ta ketë pasur prej shekujsh, pra, gjatë sundimit romak, më pas gjatë sundimit otoman, më vonë nën regjimin komunist, më pranë nesh gjatë vitit të mbrapshtë 1997 dhe për pasojë, rrjedhimisht e pashmangësisht që prej disa vitesh, kur në pushtet erdhi Madhëria Ekselente e Rimëkëmbjes Delirante Arbërore (shkurtimisht MERDA).
Aktualisht dhe përherë e më tepër, me bëmat e saj në përmasa të papara, të padëgjuara e të paimagjinueshme – arbitraritet, korrupsion, krim e narkotrafik, ndër të tjera, e lavdishmja MERDA po sundon e mbretëron e paqortueshme dhe e padënueshme, duke i drejtuar fatet e popullit tonë të urtë me një dorë të hekurt, mendje djallëzore, cinizëm perandorak, dhunë faraonike, egërsi sulltaneske dhe arrogancë të ngritur në art, tejet e sigurt, thellësisht e bindur e krejt krenare se nuk ka forcë në botë, madje as në universin tonë, që ta lëvizë dhe ta zbresë nga maja e pushtetit ku ndihet përfundimisht e përjetshme.
Mirëpo, ah, ka gjithmonë diçka të paparashikuar që, si një pordhë e pabesë (me nder jush!), ngrihet e shpërthen papritur e pa kujtuar, sidomos pa u ftuar, për të turbulluar ujërat e për t’i prishur punë parfumit të Shkëlqesisë MERDA. E kam fjalën pikërisht për atë erë ngordhësire, cofëtine apo kërme që po qelb mbarë Shqipërinë nga Vermoshi në Delvinë.
Pasi vranë mendjen për disa muaj rresht, shkencëtarët tanë – sociologë, psikologë, psikiatër e sidomos psikanalistë – bashkë me disa kolegë të huaj, sapo kanë zbuluar epiqendrën e kutërbimit që po përndjek pa pikë turpi apo mëshire Hirësinë MERDA. Ku ndodhet ajo me saktësi? Ah, mjerisht bëhet fjalë për një epiqendër të lëvizshme: Ajo shfaqet herë rrëzë malit të Dajtit, herë në Tiranë në mes të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, herë buzë detit – Vlorë, Sarandë, Durrës apo Shëngjin – atje ku vapa sikur arrin ta frenojë disi përhapjen e ajrit të molepsur, por epiqendra në fjalë është lokalizuar nga satelitët amerikanë, rusë e kinezë edhe në pika të tjera të rruzullit tokësor si Kosova, Turqia, Belgjika, Gjermania, Franca e ndonjë tjetër vendi i Bashkimit Evropian.
Të nderuara lexuese dhe lexues të respektuar të këtyre radhëve! Tani do t’ju vë në dijeni të një supozimi tmerrësisht turbullues e tronditës që miku im i vjetër Aqif Qifa, leximtar gllabërues romanesh me detektivë, guxoi e bëri dje, me zë të ulët, në praninë time të pafajshme, por pa rënë në sy të askujt tjetër. Çfarë më tha? Vërtet po vdisni nga dëshira e padurimi që ta mësoni? Mirë pra, dakord, po jua pohoj botërisht:
Sipas mikut tim, nuk është kutërbimi i neveritshëm prej ngordhësire, cofëtine apo kërme që nuk po i shqitet personalitetit të shquar MERDA, por ky i fundit që nuk po i ndahet atij kutërbimi, aq sa Aqif Qifa dyshon se, me gjithë respektin që vetë ai ushqen së gjati, së gjeri e së thelli për personalitetin gjenial MERDA, ky e merr fshehurazi kutërbimin me vete për t’u dhuruar sadopak diçka prej atij edhe homologëve të vet të huaj si brenda vendit tonë, ashtu edhe në Lindje e në Perëndim të tij. Por a dini çfarë më mësoi Aqif Qifa jo më me fjalë të pëshpëritura në vesh, por me shkrim në një copë letër, të cilën me ta mbaruar unë së lexuari, e bëri copë e çikë për ta gëlltitur në çast para syve të mi? Kurrë s’kam për t’i harruar ato dy rreshta të shkruara prej atij me dorën që i dridhej, të cilat po jua riprodhoj besnikërisht: “Kutërbimi ynë kombëtar vjen nga oturaku personal, partiak e pushtetar i vetë të përjetshmit MERDA”. /Panorama/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës
“Hakmarrja” e Izraelit ndaj Iranit – të gjitha zhvillimet, minutë pas minute
Kush është vajza biznismene që po pushton tregun muzikor?
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri
SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor
Xabi Alonso ka vendosur një rekord të ri historik në futboll, pas kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Evropës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi