Kushëriri i Gerrardit shënon het-trik kundër Brazilit U16, legjenda angleze i gëzohet këtij suksesi (Video)

Përfaqësuesja e Anglisë U16 fitoi ndaj asaj të Brazilit me rezultat 4-3.
Në këtë takim tre gola shënoi kushëriri i Steven Gerrardit, Bobby Duncan, pozita e të cilit është sulmues qendror.
15-vjeçari është pjesë e Manchester Cityt dhe shikohet si e ardhmja e sulmit të Anglisë.
Këtij suksesi i është gëzuar edhe vetë Gerrardi i cili nëpërmjet një postimi në Instagram ka shkruar:
“Urime Anglisë U16 për fitoren ndaj Brazilit. Bravo kushëririt tim që shënoi het-trik”. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
27/11/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































