LAJMI I FUNDIT:

Kush do të përfitojë falas nga programi i Implantit Koklear?

Kush do të përfitojë falas nga programi i Implantit Koklear?

Spitali Amerikan në të dy degët, në Tiranë dhe në Prishtinë, në bashkëpunim me Fondacionin Liechtenstein-Medel në partneritet me Universitetin e Vjenës, Austri, kanë nënshkruar marrëveshjën e rëndësishme për t’i ardhur në ndihmë pacientëve me probleme dëgjimi.

Pesë pacientë nga Kosova, në kuadër të kësaj marrëveshje, do të përfitojnë falas këtë mundësi të shumëpritur për t’ju rikthyer sërish jetës normale dhe dëgjimit të plotë.


Ekipi i specializuar i mjekëve në Spitalin Amerikan, në bashkëpunim me kirurgët e shquar të Universitetit të Vjenës do të realizojnë implantet kokleare në pacientët me ulje dëgjimi të gradës së rëndë. Këto ndërhyrje do të realizohen falas nga mjekët dhe nga Spitali Amerikan, gjithashtu nga fondacioni i familjes mbretërore së Liechtenstein, i cili do të dhurojë implantet.

Sipas Dr. Muzaffer Balaban- Kirurg Otorinolaringolog në Spitalit Amerikan, pacientët kandidatë për të përfituar këtë implant koklear duhet të jenë në përputhje të plotë me kushtet e kërkuara nga protokolli ndërkombëtar i implantimit të caktuara nga mjekët specialist ORL dhe audiologë.

Implanti koklear, i cilësuar si mrekullia që sjell “tingullin” në veshin e paaftë, prej vitesh nuk është më utopi.

Spitali Amerikan, i pari në vend, që prej 6 vitesh në Shqipëri realizon implantet kokleare, të cilat kanë rezultuar të gjitha të suksesshme, në pacientë fëmijë e të rritur, ndërsa në Kosovë një gjë e tillë bëhet për herë të parë.

Kjo marrëveshje, do të sjellë rilindjen edhe njëherë të shpresës për ata pacientë me probleme të dëgjimit; të diagnostikuar me ulje dëgjimi (hipoakuzi) lindur, nga shkaqe gjenetike, traumatike ose infeksione te ndryshme.

Spitali Amerikan, provon dhe dëshmon sërish që ka një ndjeshmëri të madhe për zgjidhjen e problemeve të shëndetit, gjithashtu mbetet në pararojë të zhvillimeve të reja dhe më të rëndësishme jo vetëm në historinë e mjekësisë në vend, por edhe në rajon. /Telegrafi/

1

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori