LAJMI I FUNDIT:

Kush do ta besonte se Julia Fox jeton në një banesë kaq të thjeshtë në New York!

Kush do ta besonte se Julia Fox jeton në një banesë kaq të thjeshtë në New York!

Julia Fox është kthyer shpejt në një personazh goxha të ndjekur në TikTok dhe ajo nuk heziton të ndajë mendime mbi tematika të ndryshme

Këtë herë, ajo është cilësuar si një “ikonë” teksa i ka ofruar fansave një turne virtual të apartamentit të saj dhe të gjithë u çuditën nga thjeshtësia e saj.


Aktorja 32-vjeçarja ka treguar se është shumë më e thjeshtë nga sa njerëzit mund të mendojnë.

Julia fle me djalin e saj të vogël, në dhomën e ndenjes. Kudo ka kuti këpucësh, edhe në kuzhinë. Ajo gjithashtu bëri me dije se ka një miush të lezetshëm.

Dhoma e gjumit e djalit përmbante shumë lodra dhe libra, por Julia zbuloi: “Doja shumë që ai të kishte një dhomë të lezetshme, megjithatë ai nuk rri fare këtu. Ai dëshiron vetëm të jetë në dhomën e mamasë”.

Ajo gjithashtu tregoi se djali i saj nuk fle në shtratin e tij, duke thënë: “Ai fle në shtrat me mua, po ne jemi bashkëfjetës. Më padit, nuk më intereson.”

Një element shumë i bukur? Pasqyra e “nostalgjisë”, në të cilën Fox mban fotot e djalit të saj, Valentino kur ka qenë i vogël dhe të miqve që kanë ndërruar jetë…madje, edhe hirin e një miku. Pak e frikshme, por edhe e ëmbël në të njëjtën kohë.

@juliafoxCome with me on a very underwhelming apartment tour! also to clarify I have only ONE mouse and he’s cute 🥰♬ original sound – Julia fox

“Mirë, nuk e kam menduar kurrë në një milion vjet që do ta bëja këtë, por besoj në transparencën maksimale dhe kështu do t’ju bëj një xhiro në apartament. Unë e di që do të kritikohem për këtë, por shpresoj se mbase dikush mund ta shikojë dhe të thotë: “Oh, mirë, mbase nuk po jetoj aq keq”, – thotë ajo në klip.

Pra, në një botë ku shtëpitë kushtojnë shumë, mos u ndje keq nëse apartamenti yt nuk është gjigant apo i rregulluar në perfeksion. Shtëpia merr kuptim me njerëzit e dashur dhe rehatinë që të ofron.

Në fund, ajo shtoi se nuk i pëlqejnë fare shfaqjet e tepërta të pasurisë dhe se ato e bëjnë të ndihet keq, veçanërisht njerëzit që kanë shtëpi vërtet të mëdha. Ajo mendon se është thjesht e kotë kur ka kaq shumë njerëz të pastrehë.

Ç’thanë njerëzit nëpër komente?

Disa u shprehën se Julia jeton njësoj dhe po aq thjesht sa ndjekësit e saj. Disa të tjerë çuditen me faktin që Kanye mund të ketë qenë në këtë apartament. Dhe, disa njerëz mendojnë se është aq i vogël, sa mund të jetë i djalit të saj. /Telegrafi/