Kush shërohet nga coronavirusi nuk bën më të pijë duhan? Këto janë pasojat që i shkaktohen trupit

Madje edhe pacientët të cilët janë shëruar duhet patjetër më seriozisht të kujdesen për shëndetin e tyre deri në fund të jetës
Studimet e deritashme, të cilat janë marrë me efektet e coronavirusit ndaj shëndetit të njerëzve, sugjerojnë që infeksioni mund të lërë pasoja fatale.
Studimet kanë treguar që pas shërimit nga coronavirusi çdo i katërti person do të ketë kollë të pandalshme, e cila mund të zgjasë edhe deri në dhjetë javë pasi që trupi të pastrohet nga virusi, Daily Mail Online, përcjell Telegrafi.
Është e mundshme që pas shërimit nga virusi të shfaqet inflamacioni i rrugëve të frymëmarrjes, madje edhe nëse infeksioni fillestar është qetësuar.
Ekzistojnë shumë raporte shqetësuese që infeksioni me coronavirus mund të shkaktojë fibrozën e mushkërive, krijimin e vragave dhe dëmtimeve në indin e mushkërive.
Dr. Owen Zeng, shef i Qendrës së Sëmundjeve Infektive në Spitalin Princess Margaret, ka parashikuar që disa pacientë pas shërimit nga sëmundja e coronaviusit ndoshta do të kenë funksion të ndryshuar të mushkërive, nga 20 deri në 30 për qind.
Ekspertët kardiovaskularë janë të shqetësuar që infeksioni me coronavirus mund të shkaktojë dëm të përhershëm në zemër – madje edhe njerëzve të cilët nuk kanë probleme paraprake të zemrës.
Kjo mund të çojë deri te miokarditisi, inflamacioni i muskulit të zemrës, ndërkaq dëmtimet mund të jenë të përhershme.
Vragat nga coronavirusi gjithashtu mund të shkaktojnë probleme me ritmin e zemrës, theksojnë kardiologët nga Teksasi.
Vetëm në muajin e kaluar hulumtimi i Universitetit në Wuhan, në të cilin kanë marrë pjesë 416 persona të rritur, ka treguar që një në pesë pacientë të hospitalizuar me coronavirus ka dëmtim të përhershëm të zemrës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ja si duket truri i fëmijës tuaj gjatë përdorimit të telefonit: Varësia nga rrjetet sociale lë pasoja të tmerrshme

Si të pastroni siç duhet protezat për të parandaluar erën e keqe të gojës dhe sëmundjet e mishrave të dhëmbëve

Një gjë që nuk duhet të bëni kur fëmija juaj është i ftohur: Ky gabim e përkeqëson problemin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja