LAJMI I FUNDIT:

Kush ra në “rrjetën” e dekriminalizmit?

Kush ra në “rrjetën” e dekriminalizmit?

Nga 24 mijë persona të verifikuar për të kaluarën e tyre kriminale, në rrjetën e ligjit të dekriminalizimit kanë rënë 78 punonjës të administratës.

Ky është bilanci i zbatimit të deritanishëm i ligjit të dekriminalizimit.


“Me hyrjen në fuqi të ligjit nr. 138/2015, i ndryshuar, janë administruar rreth 24.000 formularë vetëdeklarimi të nëpunësve/punonjësve vetëdeklarues pranë DAP dhe në përfundim të rezultateve të verifikimit të përcjellë nga Prokuroria e Përgjithshme, rezultuan në kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit publik, 78 subjekte vetëdeklaruese.

Ndërkohë, Prokuroria e Përgjithshme ka vijuar me përcjelljen e vendimeve “Për miratimin e rezultateve të verifikimit, në zbatim të ligjit nr. 138/2015” dhe, si rezultat, konstatohet se janë në kushtet e ndalimit edhe 34 subjekte të tjera, të cilët kanë qenë në detyrë në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji”, thuhet në raportin e Departamentit të Administratës Publike. Ndërkaq, gjatë vitit 2017, ligji i dekriminalizimit ka prekur vetëm 12 punonjës të administratës publike.

“Nga 12 subjekte vetëdeklaruese, që rezultojnë në kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit publik, 2 prej tyre janë konstatuar nga organi përgjegjës DAP në zbatim të procedurave të parashikuara në Kreun V, të vendimit nr. 17/2016, të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ndërsa 10 subjekte vetëdeklaruese janë konstatuar me vendimin “Për miratimin e rezultateve të verifikimit, në zbatim të ligjit nr. 138/2015”, nga Prokuroria e Përgjithshme, në vijim të kërkesës për verifikim të plotë, të përcjellë nga Departamenti i Administratës Publike.

Vendimet gjyqësore

Gjatë vitit 2017 është shtuar numri i vendimeve të zbatuara të gjykatës në raport me vitin 2016. “Edhe gjatë vitit 2017, është punuar për zbatimin e vendimeve gjyqësore të formës së prerë. Gjithashtu, institucionet janë asistuar nga Departamenti i Administratës Publike për një kuptueshmëri më të qartë të urdhrit nr. 5151/2015, e si rrjedhim të zbatimit rigoroz të rregullave dhe modaliteteve që duhen ndjekur nga institucionet e administratës shtetërore për zbatimin e këtyre vendimeve.

Si rezultat i punës së bërë rezulton se gjatë vitit 2017 janë zbatuar gjithsej 46 vendime gjyqësore të formës së prerë, ose 43.8% më shumë se sa në vitin 2016. Ndërkohë, nëse krahasojmë indikatorin e zbatimit të të gjitha vendimeve gjyqësore të mbartura që nga fundi i vitit 2013 e në vijim, rezulton se në fund të vitit 2017, ky indikator është 48.2%, në krahasim me 36.7% që ishte në fund të vitit 2016, pra një rritje prej 31.3%”, thuhet në raport.

Reforma e pagave

Sipas raportit të DAP, gjatë vitit 2017, rritja e pagave për punonjësit e administratës publike ishte 10%. “Ndër politikat e qeverisë shqiptare për vitin 2017, një reformë e rëndësishme ishte edhe ajo e rritjes së pagave për nëpunësit dhe punonjësit e administratës publike. Rritja e niveleve të pagave u realizua sipas sektorëve dhe sistemeve të pagave nëpërmjet të cilave trajtohen punonjësit, bazuar në prioritetet e qeverisë shqiptare.

Rritja e niveleve të pagave për punonjësit e institucioneve buxhetore u bazua fillimisht në rritjen e pagës minimale për punonjësit buxhetorë me një rritje prej 36%, (nga 22.000 lekë në muaj u rrit në 30.000 lekë në muaj) dhe më pas në rritjen me përqindje të caktuara sipas niveleve të hierarkisë së pozicioneve. Mesatarisht rritja e pagave për punonjësit e administratës publike ishte 10%”, thekson raporti./shqiptarja.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s

Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s

Lajme
Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës

Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës

Lajme
Diskriminimi i banorëve shqiptarë në Graçanicë, Avokati i Popullit: Rasti është në procedurë të hetimit

Diskriminimi i banorëve shqiptarë në Graçanicë, Avokati i Popullit: Rasti është në procedurë të hetimit

Jehona Hulaj
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori