LAJMI I FUNDIT:

Kush më parë vdes nga uria – njerëzit e hajthëm apo njerëzit e shëndoshë?

Kush më parë vdes nga uria – njerëzit e hajthëm apo njerëzit e shëndoshë?

Njerëzit e hajthëm dhe njerëzit e shëndoshë gjithmonë bëjnë gara në diçka, qe kush nga ata do të qëndrojë më gjatë pa ushqim.

Njerëzit e shëndoshë përpiqen të dobësohen, ndërkaq të hajthmit pak të plotësohen. As njëri as tjetri nuk pyesin se çka do të bënin nëse do të mbeteshin pa ushqim, transmeton Telegrafi.


Qe kush do të vdiste i pari nga uria –të hajthmit apo të shëndoshët:

Më parë duhet shqyrtuar disa fakte të cilat i karakterizojnë të gjithë njerëzit. Një deri në dy ditë pas racionit tuaj të fundit do t’i shpenzoni të gjitha rezervat e glikogjenit nga mëlçia dhe muskujt.

E vetmja energji të cilën do ta merrni është nga yndyra e cila shndërrohet në ketone. Mirëpo, qelizat kurrizore dhe rruazat e kuqe të gjakut nuk mund t’i absorbojnë ketonet.

Nevoja e tyre për sheqer do të jetë e plotësuar nga vetë masa e muskujve. Kjo do të thotë që rezervat tuaja yndyrore nuk japin kurrfarë garancie që do të mbijetoni më gjatë se nga ai që është më i hajthëm se ju.

Në të vërtetë, e vetmja gjë e rëndësishme është sa masë muskujsh keni, e cila mund të ushqejë zemrën dhe t’jua zgjatë jetën edhe pa racione.

Mjekët konstatojnë që humbja e 40 – 50 kilogramëve në raport me peshën fillestare është ajo që rrezikon jetën.

Njeriu nga uria mund të vdesë pas tetë javësh, mirëpo edhe të qëndrojë më së shumti 12 javë.

Megjithatë, nëse merrni edhe pak ushqim, aq më parë proteina, atëherë për të jetuar është më mirë që jeni i shëndoshë, sepse trupi juaj shumicën e nevojave të veta do t’i plotësojë nga yndyrat e shtresuara. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori