Po vazhdon numërimi i votave për garën presidenciale amerikane, ku për momentin është duke udhëhequr demokrati Joe Biden.

Ky i fundit deri më tani raportohet se ka siguruar 264 vota elektorale gjersa republikani, Donald Trump ka 214 sosh.


Theksojmë se presidenti i ri i SHBA-së do të jetë kandidati që siguron 270 vota elektorale.

Telegrafi iu sjell më poshtë se si qëndrojnë garuesit në katër shtetet, ku epërsia e njërit prej kandidatëve është tejet e vogël.

Pensilvania Donald Trump - 50.7%, Joe Biden - 48.1%. Numërohen 89 për qind e votave. Shteti sjell 20 vota elektorale.

Nevada Joe Biden - 49.3%, Donald Trump - 48.7% Numërohen 75%. Shteti sjell 6 vota elektorale.

Georgia Donald Trump - 49.6%, Joe Biden - 49.2%. Numërohen 98%. Shteti sjell 16 vota elektorale.

Karolina e Veriut Donald Trump - 50.1%, Joe Bide - 48.7%. Numërohen 94%. Shteti sjell 15 vota elektorale. /Telegrafi/