LAJMI I FUNDIT:

Kush janë rusët që deshën të vijnë për ‘ndihmë në Mostar’?

Kush janë rusët që deshën të vijnë për ‘ndihmë në Mostar’?

Hyrja e trupave ushtarako-mjekësore të Federatës Ruse në territorin e Bosnjës e Hercegovinës, me ftesë të Dragan Çoviqit, liderit të partisë kroate HDS dhe presidentit të Dhomës së Parlamentit të Bosnjës e Hercegovinës, është ende në pritje.

Nga Ministria boshnjake e Punëve Jashtme për N1 ka konfirmuar se ambasada ruse në vend i ka dërguar kërkesë Presidencës, institucion i cili e ka detyrë që të japë autorizim për hyrjen e trupave ushtarako-mjekësore të Federatës Ruse në vend.

Siç raportohet në medie, kjo njësi komandohet nga general-majori Mihail Çernishov, shef i Mbrojtjes Kimike, Biologjike dhe Rrezatimit, pranë regjimentit ushtarak Perëndimorë, selia e së cilit është në Shën Petersburg.

Mediet serbe Çernishovin e kanë përshkruar si “ekspert për luftë biologjike, gjenerali ‘vrasesi i Coronavirusit’ dhe një nga njerëzit me të besuar të presidentit rus, Vladimir Putin”.

Ky ekip rus ka qëndruar në Republikën Serbe që nga 9 prilli dhe atë me ftesë të drejtuesve të entitetit serb. Me aeroplan në Banjalluk kishte ardhur grupi i ushtarakëve rus së bashku me automjetet e tyre për të cilat atëherë ishte thënë se që janë të destinuara për dekontaminim. Pas kësaj ishin publikuar disa lajme që kishin dezinfektuar shtëpitë e shëndetit dhe spitalet në qytetet e Republikës Serbe.

Anëtari i Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës, Milorad Dodik i cili në aeroportin e Banjallukës i kishte pritur personalisht ruset dhe e kishte falënderuar përzemërsisht Moskën për ndihmën dhe ishte shprehur se do t’i rekomandonte edhe Federatës së BeH që të mbështeten në ushtrinë ruse.

“Unë do të mbështesë një kërkesë të tillë dhe do të thërras persona të caktuar që kjo të bëhet edhe në Federatën e BeH. Mendoj se është shumë me rëndësi që njerëz të këtillë, ekspertë, të hyjnë në qendrat klinike në Tuzëll, Mostar dhe Sarajevë”, ishte shprehur atëherë Dodik.

Ende nuk është e qartë se kënd e ka kontaktuar Dodik, por thirrja erdhi nga Dragan Çoviq.

“Nga shkresa e ambasadës së Federatës Ruse të datës 30 prill 2020, jemi informuar se ekipi mjekësorë rus, i cili përbëhet nga 24 punëtorë mjekësorë dhe 5 njësi me pajisje teknike special për dezinfektim, do të dërgohen në Mostar, për t’i ofruar ndihmë mjekësore Qendrës Klinike Universitare të Mostarit, duke theksuar se kjo dërgohet pas kërkesës së Dragan Çoviqit, kryesuesit të Dhomës së Asamblesë Parlamentare të Bosnjës e Hercegovinës”, thuhet në aktin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të BeH, e cila u është dërgua dje si “Tepër urgjent” Presidencës së BeH.

Me një shkresë, dje është njoftuar Ministria boshnjake e Punëve të Jashtme, se ekipi mjekësorë do të përbëhet nga 25 persona, në vend të 24 personave siç ishte njoftuar në shkresën e më hershme, e cila i është dërguar për njoftim Ministrisë së Sigurisë së Bosnjës e Hercegovinës.

“Si Ministri kompetente për sigurimin e hyrjes në Bosnje e Hercegovinë dhe lëvizjeve të pa penguara dhe marrjen e masave të duhura të sigurisë për lëvizjen e kolones brenda Bosnjës e Hercegovinës, Ministria e Sigurisë e BeH, pasi ka marrë mendimin e Ministrisë së Mbrojtjes së BeH, i ka sugjeruar Ministrisë së Punëve të Jashtme të BeH që të njoftoj Presidencën e BeH për situatën e re “, thuhet në shkresën dërguar Presidencës së BeH.

Ministria e Mbrojtjes e BeH, në shkresën e saj ka theksuar për nevojën që shkresa e Federatës Ruse t’i dërgohet Presidencës së BeH, e cila është kompetente për të vendosur për dhënien e autorizimit për hyrjen e forcave ushtarako-mjekësore të Federatës Ruse, duke theksuar se Ministria e Mbrojtjes e BeH nuk është kompetente për lëshimin e lejeve për hyrje të forcave ushtarake të shteteve tjera në territorin e BeH dhe se nuk është përfshirë në asnjë mënyrë në realizimin e asnjë marrëveshje bilaterale për qëndrimin dhe angazhimin e pjesëtarëve të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse në territorin e Bosnjës e Hercegovinës.

“Duke pasur parasysh urgjencën e trajtimit, sepse në kërkesa e Federatës Ruse ardhja e ekipit mjekësorë dhe njësive teknike special për dezinfektim është njoftuar për 1 maj në mëngjes, kërkojmë udhëzime urgjente dhe vendim që do t’i ipet organeve kompetente për veprim”, thuhet në dokument.

Në shkresën e Federatës Ruse, ardhja e ekipit mjekësorë dhe njësisë teknike special për dezinfektim, ishte njoftuar për 1 maj në mëngjes, megjithatë, miratimi për hyrjen e tyre në vend ende nuk ka mbërritur. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Biden thotë se kombet arabe,

Biden thotë se kombet arabe, "të përgatitura për të njohur plotësisht Izraelin" për herë të parë

Botë
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Kalo në kategori