Turqia tash e një kohë të gjatë u është vënë pas mbështetësve të lëvizjes Hizmet të klerikut Fethullah Gulen, rivalit kryesor të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.
Mbështetësit e Gulenit, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara, konsiderohen terroristë nga Turqia, ndërkaq Lëvizja Hizmet, që ka miliona mbështetës, në Turqi është shpallur terroriste.
Erdogan ka fajësuar Gulenin se qëndron prapa grusht-shtetit të dështuar më 15 korrik të 2016-s në Turqi, dhe prej atëherë, autoritetet turke kanë arrestuar mijëra persona dhe shumë të tjerë i kanë larguar nga puna, pas dyshimeve se janë “gylenistë”, apo ndjekës të klerikut Gulen.
Çfarë bën Lëvizja e Gulenit?
Kleriku Gulen fitoi famë në vitet ’60, si predikues në lutjet e së premtes. Përmes lëvizjes së tij Hizmet (Shërbim), ka financuar shkolla, media dhe organizata joqeveritare. Kjo lëvizje operon në mbi 150 shtete të botës. Në këtë mes hyn edhe Kosova, në të cilën gjenden shkollat e arsimit fillor dhe të mesëm “Mehmet Akif”.
Gulen proklamon se përqafon islamin e moderuar dhe tolerant. Megjithatë, disa qeveri e shohin lëvizjen e tij si kërcënim për shkak të rrjetit që ka në mesin e biznesmenëve të pasur dhe ndikimit që ushtron përmes qendrave arsimore.
Mbështetësit e Gulenit thonë se kjo lëvizje promovon altruizmin, punën dhe edukimin.
Raportet me Erdoganin
Rivaliteti në mes të Erdoganit dhe Gulenit nuk ka ekzistuar gjithmonë. Në fakt, lëvizja e Gulenit ka qenë një mbështetëse e fuqishme e Erdoganit.
Gulen, përmes mediave që e kanë mbështetur atë dhe lëvizjes së tij, ka ndihmuar që partia e presidentit turk, Partia për Zhvillim dhe Drejtësi, të vijë në pushtet më 2002.
Megjithatë, marrëdhëniet mes Erdoganit dhe Gulenit u prishën, për shkak të, siç është thënë, dallimeve në çështjen e ndarjes së pushtetit dhe për stilin autoritar të udhëheqjes së presidentit turk.
“Grup terrorist”
Në maj të vitit 2016, Turqia zyrtarisht e ka njohur lëvizjen e klerikut Gulen, si grup terrorist.
Erdogan për një kohë të gjatë ka akuzuar Gulenin dhe mbështetësit e tij, se dëshirojnë të bëjnë grusht-shtet.
“Ne nuk do t’i lëmë ata që përçajnë kombin”, kishte deklaruar Erdogan, në ditën kur zyrtarisht organizata e Gulenit u shpall si grup terrorist në Turqi, shtet në të cilin njihet me akronimin FETO (Organizata Terroriste Fethullaiste).
Akuza për grusht shtet ndaj gylenistëve, Erdogan kishte bërë pas një skandali të korrupsionit më 2013, ku ishin përfshirë disa prej bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë. Skandali kishte të bënte me akuzat ndaj zyrtarëve shtetërorë që ishin pasuruar duke përdorur fondet shtetërore për të blerë ari nga Irani, dhe për të ndihmuar Teheranin që të shmangë sanksionet ndërkombëtare mbi programin e tij bërthamor.
Turqia vazhdimisht ka kërkuar ekstradimin e Gulenit nga SHBA-ja. Pas tentim puçit më 2016, Ankaraja ka shtuar kërkesat për një ekstradim të tillë, por Uashingtoni zyrtar ka kërkuar prova që dëshmojnë për përfshirjen e Gulenit në puç. Ky i fundit, vazhdimisht ka mohuar çdo përfshirje në këtë ngjarje.
Shtetet e Bashkuara kanë thënë se nuk e njohin si organizatë terroriste Lëvizjen Hizmet. /Rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë
Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës
Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët "ringjallën" gjyshin e Tutankhamun
Votohet qeveria e re kroate - Andrej Plenkoviq për herë të tretë radhazi kryeministër
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë