LAJMI I FUNDIT:

Kush ishte Bujar Nishani, ish-presidenti i Shqipërisë?

Kush ishte Bujar Nishani, ish-presidenti i Shqipërisë?

Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani ka ndërruar sot jetë. 

Bujar Nishani u lind më 29 shtator 1966 në qytetin e Durrësit. Studimet e larta i kreu në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” në Tiranë, në vitin 1988.

Më poshtë mund të lexoni biografinë e ish presidentit Nishani, të publikuar në ueb faqen e Presidencës së Shqipërisë:

Bujar Nishani ka kryer studimet pasuniversitare në Kaliforni, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për “Menaxhimin e Resurseve të Mbrojtjes”, në vitin 1996. Studioi për Jurispudencë në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës, ku u diplomua si jurist në vitin 2004. Në vitin 2005 merr titullin “Master”, në Studimet Evropiane, në Shkollën e Studimeve Evropiane, pranë Universitetit të Tiranës.

Ndërkaq, karrierën profesionale e nisi si pedagog në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” në vitin 1988. Më pas, në vitin 1993 punoi në Drejtorinë për Marrëdhëniet me Jashtë në Ministrinë e Mbrojtjes, duke vazhduar në vitin 1994 në Ministrinë e Jashtme në Drejtorinë e Marrëdhënieve me NATO-n. Nishani rikthehet në vitin 1996 në Kabinetin e Ministrit të Mbrojtjes. Në vitin 1997 kthehet në profesion të lirë si Kryetar i Forumit të Ushtarakëve Euro-Atlantikë, transmeton Telegrafi.

Karriera politike e tij ka kaluar nëpër këto etapa: “Në vitin 1991 u anëtarësua në Partinë Demokratike, në vitin 2001 u zgjodh Sekretar i Degës së Partisë Demokratike për Tiranën, në vitin 2003 u zgjodh anëtar i Këshillit Bashkiak të Bashkisë Tiranë nga lista e Partisë Demokratike, në vitin 2005 u zgjodh anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe më pas anëtar i Kryesisë Qendrore të kësaj partie”.

Vdes ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani
Lexo po ashtu Vdes ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani

Në korrik të vitit 2005, i ndjeri ish-presidenti Nishani u zgjodh deputet në zonën elektorale 34, në Tiranë si përfaqësues i Partisë Demokratike.

Nga marsi 2007 – shtator 2009 mbajti portofolin e Ministrit të Brendshëm, nga shtatori 2009 – prill 2011 kreu detyrën e Ministrit të Drejtësisë,  për t’u rikthyer përsëri në prill të vitit 2011 si Ministër i Brendshëm, detyrë të cilën e mbajti deri në qershor të vitit 2012, kohë në të cilën Kuvendi i Shqipërisë e zgjodhi në detyrën e Kreut të Shtetit.

Më 24 korrik 2012, Bujar Nishani ishte betuar në Kuvendin e Shqipërisë si President i Republikës, për ta përfunduar mandatin e tij më 24 korrik të vitit 2017.

Ish-presidenti Nishani fliste rrjedhshëm gjuhën angleze.

Bujar Nishani ishte i martuar me Zonjën Odeta Nishani dhe kanë dy fëmijë, Ersi dhe Fiona Nishani. /Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori