LAJMI I FUNDIT:

Kush është Gazmend Syla, këshilltari dhe bashkëluftëtari i Ramush Haradinajt i cili garon për deputet

Kush është Gazmend Syla, këshilltari dhe bashkëluftëtari i Ramush Haradinajt i cili garon për deputet

Gazmend Syla ka lindur në Grabanicë të Klinës. Familja e tij ishte strehë e celulave të para të UÇK-së. Si 16 vjeçar i ishte bashkuar UÇK-së, duke shërbyer në njësi të ndryshme të Zonës Operative të Dukagjinit (Batalioni Tigrat; Brigada 132 Myrtë Zeneli; Njësiti intervenues i ZOD).

Pothuajse gjatë tërë kohës ishte përkrah komandantit Ramush Haradinaj deri në mbarimin e luftës. Bashkëluftëtarë i shumë heronjve, dëshmorëve e komandantëve të zot si Shkëlzen Haradinaj, Naser Brahimaj, Fadil Nimani, Lahi Brahimaj, Maliq Ndreca e të tjerë.


Pas Luftës Çlirimtare u angazhua në Trupat e Mbrojtjes së Kosovës, fillimisht në Zonën e II-të Mbrojtëse e më pas në Shtabin e Përgjithshëm.

Gazmend Syla është njëri prej themeluesve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, anëtar i Këshillit Drejtues dhe Kryesisë qendrore të saj.

Që nga tetori 2016 ai mban postin e kryetarit të degës së OVL të UÇK-së në Pejë dhe së fundi ishte Këshilltar politik i Kryeministrit Ramush Haradinaj si dhe drejtor i Zyrës për Çështjet e Kategorive të dala nga Lufta e UÇK-së.

Kontribuon vazhdimisht në mbështetje të aktiviteteve kulturore, sportive dhe humanitare. Është anëtar i Bordit të shoqatës humanitare “Duart plotë mëshirë”, si dhe nënkryetar i Klubit të Atletikës “Envernele”.

Gazmendi me profesion është jurist. Jeton në Vitomiricë të Pejës, është i martuar dhe i ka dy fëmijë.

Në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës kandidon për herë të parë. Ai mban numrin 56 në listën e koalicionit AAK-PSD.

Në trend

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

Botë
Banorët shohin natën e parë të BBVA 3, Juli shpërthen në lot kur pa të atin: Para se të vdiste, ai më tha mos e tradhto Julin e vërtetë

Banorët shohin natën e parë të BBVA 3, Juli shpërthen në lot kur pa të atin: Para se të vdiste, ai më tha mos e tradhto Julin e vërtetë

Magazina
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Kalo në kategori