LAJMI I FUNDIT:

Kush është babai i vrasësit në Orlando? Udhëheq emision televiziv, mbështet talebanët dhe dëshiron të kandidoj për president të Afganistanit (Foto/Video)

Kush është babai i vrasësit në Orlando? Udhëheq emision televiziv, mbështet talebanët dhe dëshiron të kandidoj për president të Afganistanit (Foto/Video)

Babai i sulmuesit që la të vrarë 50 persona dhe plagosi 53 tjerë në një klub të homoseksualëve në Orlando të Shteteve të Bashkuara, Seddique Mateen, është simpatizant i talebanëve që dëshiron të kandidojë për president të Afganistanit.

Mateen – i cili ka kërkuar falje për gjithçka që ka bërë i biri i tij në klubin “Puls” në Orlando – është gjithashtu prezantues në televizionin “Payam-e-Afgan” që transmetohet në Kaliforni, kurse së fundmi – gjatë një emisioni – ka deklaruar se dëshiron të bëhet president i Afganistanit dhe se do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme, duke shprehur kështu ambiciet e tij politike, transmeton Telegrafi.


“Vëllezërit tanë nga Vaziristani (rajon malor në Pakistan), vëllezërit tanë të luftës nga lëvizja Rritja e Talebanëve”, ka deklaruar Seddique gjatë një emisioni, shkruan Washington Post.

Mateen 2

Mateen, i njohur gjithashtu si Mir Seddique, poston çdo ditë në kanalin e tij zyrtar në YouTube dhjetëra video, ndërsa ka një organizatë jofitimprurëse të quajtur “Durand Jirga”.

Katab Omar, pronar i kanalit ku Seddique shfaqet, thotë se herë pas herë paraqitet në emisionin e tij, ku në fokus janë historitë e ndryshme lidhur me kufirin midis Afganistanit dhe Pakistanit.

Katab ka pranuar se si pikëpamjet politike të Seddique, janë të drejtuara kryesisht kundër Pakistanit.

Vetëm disa orë para të shtënave, Seddique kishte postuar një video në profilin e tij në Facebook, ku prezantohet si president i Afganistanit.

I veshur me rroba ushtarake, ai urdhëron arrestimin e disa zyrtarëve politikë nga këto vende, të cilët janë “kundër vendit të tij”.

Mateen 3

Mateen me herët kishte deklaruar se sulmi në klub nuk është i lidhur me fenë.

Në një intervistë dhënë për BBC, Seddique ka deklaruar se sulmi që ka ndodhur, ndoshta është shkaktuar nga fakti se i biri i tij, derisa po ecte nëpër qytet me bashkëshorten e tij, i kishte parë dy meshkuj duke u puthur.

“Kërkojmë falje për sjelljet e tij. Nuk e kemi ditur se do të reagojë ashtu. Jemi të shokuar, sikurse e gjithë bota”, ka deklaruar Seddique në BBC. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Serbia
Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Evropa
Katër fëmijë të moshës 13-vjeçe bien nga kulmi i palestrës në Gjermani – lëndohen rëndë

Katër fëmijë të moshës 13-vjeçe bien nga kulmi i palestrës në Gjermani – lëndohen rëndë

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Kalo në kategori