LAJMI I FUNDIT:

Kush është Agim Kajmaku, nga politika te telashet me drejtësinë

Kush është Agim Kajmaku, nga politika te telashet me drejtësinë

Askush nuk e njihte kontributin në Partinë Socialiste të Agim Kajmakut deri në momentin që ai u kandidua për të drejtuar bashkinë Vorë, në zgjedhjet lokale të 2019.

Ende edhe sot nuk dihet se cilat ishin kriteret që çuan socialistët drejt këtij emri i cili drejtonte këtë bashki vetëm për dy muaj.


Emri i tij filloi të lakohej nga opozita në verën e 2019 si një person që kishte fshehur arrestimin në Greqi në vitin 2003.

Ai ishte ndaluar në këtë vend për akuzën e falsifikimit të parave me identitetit Jorgo Toto.

Nuk vonoi shumë dhe në nëntor të 2019 dhe prokuroria kërkoi arrestimin e Kajmakut i cili nuk u gjend deri në korrik të 2020.

Dalin pamjet e operacionit në Itali - ku u kap me 20 kilogramë kokainë ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku
Lexo po ashtu Dalin pamjet e operacionit në Itali - ku u kap me 20 kilogramë kokainë ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku

Ai ishte shtruar në një spital privat me probleme të rënda shëndetësore çka bëri që gjykata la lironte.

Problemet me drejtësinë nuk ndikuan që Kajmaku dhe familjarë të tij të fitonin disa tenderë nga institucionet që kanë të bëjnë mirëmbajtjen e sipërfaqeve të gjelbra.

Fidanishtet dhe gjelbërimi është biznesi i familjes Kajmaku dhe pikërisht për këtë arsye kishte shkuar në Itali.

Në vazot ku ai kishte vendosur fidanët, policia e vendit fqinj gjeti 20 kilogramë kokainë.

Autoritet italiane nuk kanë bërë publike shumë detaje të operacionit se cili është origjina e drogës dhe destinacioni i saj përfundimtar.

Ndërsa lëvizjet e Agim Kajmakut do të verifikohen për të sqaruar mënyrën si ka hyrë në Itali. /Euronews Albania/