LAJMI I FUNDIT:

Kush e vodhi bustin e Shtjefën Gjeçovit në Zllakuqan të Klinës?

Kush e vodhi bustin e Shtjefën Gjeçovit në Zllakuqan të Klinës?

At Shtjefën Gjeçovi njihet si mbledhësi që krijoi Kanunin e Lekë Dukagjinit. Ai u vra me më 14 tetor të vitit 1929.

Kur po shënohej 90 vjetori i vrasjes së At Shtjefën Gjeçovit, në shkollën që mban emrin e tij është vjedhur busti i veprimtarit.


Pren Gjergji, mësimdhënës në këtë shkollë, ka thënë se janë shumë të zhgënjyer nga ky rast. Ai shton se dëmtimi i këtij busti është vepër antikombëtare.

“Shkolla ‘At Shtjefën Gjeçovi’ funksionon si institucion arsimor që 123 vite, pavarësisht nga torturave gjatë shekujve. Por, tash në vend së të flasim për të arriturat e kësaj shkollë, duhet të flasim për një rast të shëmtuar që ka ndodhur pranë kësaj shkolle”, tha për RTV Dukagjinin, Pren Gjergji.

Të indinjuar me rastin janë edhe banorët e fshatit Zllakuqan. Nik Frrokaj, banor nga ky fshat ka thënë se ky është një akt i shëmtuar dhe i pazakontë. Pret që ky rast të zbardhet sa më parë.

“Unë e vlerësoj si krim ndaj kësaj treve. Kur preken monumentet historike dhe arsimore pasi nxënësit me gjenerata kanë mësuar në këtë shkollë. Ai që ka bërë këtë vepër mund të quhet edhe kriminel. pasi nuk ja do të mirën vendit e kombit. Ne si banorë jemi tepër të shqetësuar për këtë rast”, shprehet Nik Frrokaj, përcjell Telegrafi.

Rastin po e heton edhe Policia e Kosovës. Xhevat Ibraj, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës ka thënë është njoftuar edhe Prokurori i shtetit dhe rasti është nën hetime./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Jehona Hulaj
Kalo në kategori