LAJMI I FUNDIT:

Kush duhet të jap përgjegjësi për gabimet drejtshkrimore të botuesve piratë?

Kush duhet të jap përgjegjësi për gabimet drejtshkrimore të botuesve piratë?
Ilustrim

Nga: Shpend Hoxha

Për keqpërdorimin dhe shëmtimin e veprave të shkrimtarit Rexhep Hoxha, Lugjet e verdha dhe Verorja, nga “botuesit” keqpërdorues … të “Shtëpisë Botuese” Berati nga Prizreni, po merret dhe do të vendosin gjykatat e Republikës së Kosovës.


Por, kush duhet të jap përgjegjësi që bibliotekat e shkollave fillore nëpër tërë territorin e Republikës së Kosovës janë të stërmbushura me librat Lugjet e verdha dhe Verorja, dhe të tjera të shkrimtarit Rexhep Hoxha, të fotokopjuara nga kjo “Shtëpi Botuese” famëkeqe.

Libri Lugjet e verdha ka mbi 1000 gabime drejtshkrimore, ndërsa libri Verorja po ashtu ka mbi 1000 gabime drejtshkrimore.

Cili institucion i Republikës së Kosovës duhet të jap përgjegjësi?

Ministria e Arsimit apo Ministria e Kulturës e Republikës së Kosovës, apo drejtoritë përkatëse të komunave të Republikës së Kosovës të cilat me anën e tenderëve, pa asnjë kriter në përzgjedhjen e lektyrave shkollore, për rreth dhjetë vite i kanë blerë librat nga kjo “Shtëpi Botuese” dhe i kanë shpërndarë ato nëpër biblioteka që fëmijët tanë t`i lexojnë ato dhe të mos dinë se çka po lexojnë?

Më është thënë disa herë nga përfaqësues të institucioneve shtetërore se unë duhet të bëjë padi gjyqësore kundër këtyre keqpërdorimeve. Atë e kam bë, sepse është çështje që më përket mua ta bëj, por brenga ime dhe e shumë prindërve të tjerë që më janë drejtuar është se pse librat e shkrimtarit Rexhep Hoxha dhe librat e shumë autorëve të tjerë me kësi lloj gabimesh, ende janë nëpër bibliotekat e shkollave të Republikës së Kosovës.

Kush duhet të jap përgjegjësi?