LAJMI I FUNDIT:

Kush duhet të fajësohet për një fëmijë të pangopshëm – mami apo babi?

Kush duhet të fajësohet për një fëmijë të pangopshëm – mami apo babi?

Hulumtimet zbulojnë se ADN-ja e kujt ndikon në rritjen e një fëmije derisa është në mitër

ADN-ja e babait ndikon në rritjen e foshnjës në stomakun e nënës, ndërsa gjenet e mamasë përpiqen të pengojnë rritjen e tij.


Kjo “luftë” gjenetike bazohet në faktin se faktori i rritjes 2 është i ngjashëm me insulinën, ose IGF-2, një proteinë që ul nivelin e lëndëve ushqyese që trupi thith nga ushqimi.

ADN-ja e babait inkurajon fetusin ta prodhojë atë, duke e penguar nënën të përdorë lëndët ushqyese që lë për fëmijën, transmeton Telegrafi.

Ekspertët nga Universiteti i Kembrixhit dolën në këto përfundime duke u bazuar në hulumtimet e kryera në minj. Ata fikën gjenin mashkullor IGF-2 dhe zbuluan se trupi i nënës nuk i jepte fetusit sheqer të mjaftueshëm.

Dr. Miguel Constância tha në lidhje me këtë: “Gjenet e kontrolluara nga babai janë ‘lakmitarë’ dhe ‘egoistë’ dhe do të manipulojnë burimet e nënës në mënyrë që të bëjnë fetusin të rritet”.

Fëmijët trashëgojnë këto tre tipare karakteristike nga baballarët e tyre
Lexo po ashtu Fëmijët trashëgojnë këto tre tipare karakteristike nga baballarët e tyre

Bashkautorja e hulumtimit, Prof. Amanda Sferuci Peri shtoi se gjenet nga nëna kufizojnë rritjen e fetusit dhe mënyrën e tij për të luftuar për mbijetesën e tij.

“Qëllimi për të cilin po lufton trupi i saj është që fëmija të mos i marrë të gjitha lëndët ushqyese dhe të mos rritet shumë, të mos jetë shumë i madh deri në momentin e lindjes”. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori